Nga Xhensil Shkëmbi

Sot në Qatrom të Korçës u kapën 16 emigrantë të paligjshëm, të fshehur dhe që kishin qëndruar për ditë të tëra në kushte të tmerrshme, pa ushqim, pa kushte higjiene dhe pa asnjë siguri për jetën. Ata qëndruan në këtë banesë që ju po shihni.

Por unë kam disa pyetje:

Si ka mundësi që këta emigrantë hynë në territorin shqiptar dhe qëndruan për ditë të tëra (jashtë kamerave, sipas banorëve) pa u konstatuar nga Policia Kufitare?

A nuk u panë, apo u panë dhe u injoruan?

A po bën Policia sikur nuk i sheh, apo dikush i lejon qëllimisht?

Një tjetër detaj që nuk mund të anashkalohet: kapja e 16 emigrantëve vjen menjëherë pas raportimit të “Euronews Albania” për 3 emigrantë egjiptianë të paligjshëm, të cilët u ankuan publikisht për dhunë nga policia kufitare shqiptare.

Pse këta emigrantë nuk u kapën më herët, por vetëm pasi çështja mori vëmendje mediatike?

A po vepron policia vetëm kur ka presion publik dhe media?

Dhe pyetjet bëhen edhe më të rënda:

A ka bashkëpunim të fshehtë mes elementëve të policisë dhe rrjeteve të trafikimit?

Kush e lejon kalimin dhe qëndrimin e tyre në territorin shqiptar?

A po përdoret Shqipëria si korridor i hapur për emigracionin e paligjshëm?

Nëse nuk ka bashkëpunim kriminal, atëherë mbetet vetëm një alternativë tjetër:

A kemi të bëjmë me paaftësi totale të strukturave kufitare?

A hyjnë emigrantët kur t’u dojë qejfi, pa asnjë kontroll real?

Në të dy rastet, qoftë neglizhencë, qoftë bashkëpunim, apo paaftësi, përgjegjësia është e rëndë dhe kërkon sqarim publik të menjëhershëm.

Policia Kufitare i detyrohet qytetarëve një përgjigje të qartë: Çfarë po ndodh realisht në kufijtë juglindorë të vendit?

Sepse emigrantët nuk zhduken në ajër. Ata kalojnë diku. Dhe dikush ose nuk i sheh, ose nuk do t’i shohë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11