Në ceremoninë për ndarjen e çmimit “Nobel” në fusha të ndryshme, këtë të hënë u dha dhe çmimi në Ekonomi, i cili u nda për tre ekonomistët, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson, që kryen hulumtimin për të mësuar se pse disa vende janë të pasura dhe të tjerat të varfra. Ekonomistët kanë dëshmuar gjithashtu dhe rëndësinë e institucioneve shoqërore për mundësinë e një vendi. Ky çmim vlerësohet me 11 milionë korona suedeze ose 810,000 dollarë si dhe një medalje ari.

Sipas ekonomistëve vendet që ishin më të pasurat në kohën e tyre tani janë ndër më të varfrat. Efektet e kolonizimit mund të ndryshohen nëse një vend mund të shkëputet nga institucionet e tij të trashëguara për të vendosur demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në afat të gjatë, këto ndryshime çojnë gjithashtu në uljen e varfërisë.

Karriera e Daron Acemoglu

Daron Acemoglu lindi më 3 shtator në Stamboll të Turqisë, në një familje me origjinë nga Armenia dhe me arsim të lartë. Edukimi i Acemoglut nisi fillimisht në Stamboll, dhe pas diplomimit të shkollës së mesme ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku studioi bachelor në ekonominë matematikore.

Acemoglu u bë profesor i rregullt në vitin 2000 dhe në vitin 2019 u nderua me titullin “Profesor i Institutit”, çmimi më i lartë për fakultetin e tij. Gjatë gjithë karrierës së tij, kërkimi i Acemoglut ka shtrirë fusha të shumta, duke përfshirë ekonominë politike, rritjen ekonomike, pabarazinë e të ardhurave dhe ekonominë e punës.

Kontributet e Acemoglut për të kuptuar se si institucionet politike dhe ekonomike ndikojnë në prosperitetin e kombeve e kanë fituar njohjen si një nga ekonomistët më me ndikim të kohës së tij. Ai ka qenë veçanërisht i interesuar se si kornizat institucionale, qofshin ato gjithëpërfshirëse mund të nxisin rezultatet ekonomike, veçanërisht në vendet në zhvillim. Pas nderimit me këtë çmim, Acemoglut u shpreh se është i mahnitur nga ky çmim. “Kurrë nuk pret diçka të tillë. Mendoj se puna që e kemi bërë ne i bën mirë demokracisë.”– tha ai.

Karriera e Johnson Simon

John Simon lindi në Angli më 16 Janar të vitit 1963, ai u diplomua në fushën e ekonomisë dhe politikës në Universitetin e Oksfordit, si dhe përfundoi doktoraturën në ekonomi. Më pas ai punoi si kryeekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Johnson është gjithashtu bashkëautor i “13 Bankers”, një ekzaminim i rregullimit të sektorit financiar të SHBA, dhe “Jump-Starting America”. Ai është bashkëautor me ekonomistin Jonathan Gruber për një thirrje për më shumë investime në kërkimin shkencor dhe inovacionin në SHBA.

Acemoglu dhe Johnsoni janë bashkëautorë të librit të vitit 2023 “Fuqia dhe Progresi: Lufta jonë 1000-vjeçare mbi teknologjinë dhe prosperitetin”, në të cilin ata shqyrtojnë inteligjencën artificiale në dritën e betejave të tjera historike për përfitimet ekonomike të inovacionit teknologjik.

Karriera e James Robinson

James Robinson lindi më 27 shkurt të vitit 1960 në Britaninë e Madhe, ku  studioi ekonominë në Universitetin e Warwickut, si dhe përfundoi doktoraturën në Yale. Një prej kontributeve më të rëndësishme të Robinsonit është libri “Why Nations Fail”, shkruar në bashkëpunim me Daron Acemoglut. Studimet e tij janë përqendruar kryesisht në Afrikën dhe Amerikën Latine, duke analizuar sesi këto rajone përballen me sfidat e zhvillimit. Ai ka realizuar kërkime empirike të thelluara për të demonstruar sesi institucionet qëndrojnë në themel të pabarazisë dhe dështimit ekonomik të disa vendeve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10