Këtë të hënë në Suedi u dha çmimi Nobel për Fizikë, në nder të kulmit të arritjeve shkencore, John Hopfield dhe Geoffrey Hinton u nderuan me këtë çmim, bazuar në zbulimet e tyre themelore që në fillesat e para të përdorimit të tekonlogjisë dhe mësimin e makinave, të cilat bënë të mundur zhvillimin deri në përdorimin e inteligjencës artificiale sot. Një çmim i cili përkthehet në para prej rreth 11 milionë korona suedeze (rreth 1 milion dollarë).

John Hopfield një profesor në Universitetin Princeton, SHBA dhe Geoffrey Hinton, një shkencëtar kompjuterik në Universitetin e Torontos, Kanada, por të dy shkencëtarë fenomenalë për zbulimet dhe shpikjet e tyre themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale. Ata u shpërblyen më 8 tetor 2024, për punën e tyre novatore në fushën e inteligjencës artificiale, veçanërisht për kontributin e tyre në zhvillimin e algoritmeve të të mësuarit të thellë.  Hulumtimi i tyre ka revolucionarizuar mënyrën se si makinat janë në gjendje të mësojnë dhe përpunojnë informacionin, duke hapur rrugën për përparime në industri të ndryshme. 

Por kush është John Hopfield dhe Geoffrey Hinton

John Hopfield lindi më 15 korrik të vitit 1933, në Çikago, ai përfundoi studimet dhe doktoraturën në degën e Fizikës. Hopfield u rrit në një familje shkencëtarësh, gjë që nxiti interesin e tij të hershëm në fizikë dhe inxhinieri. Ai ka tre fëmijë dhe ruan një ekuilibër mes jetës së tij profesionale dhe asaj personale, shpesh duke reflektuar mbi ndikimin e kërkimit shkencor në jetën e përditshme. Ai gjithashtu mbajti poste në Bell Laboratories dhe më vonë iu bashkua Universitetit Princeton, ku shërbeu si profesor i biologjisë molekulare, si dhe është një ndër bashkëthemeluesit e programit të doktoraturës për llogaritjen dhe sistemet nervore në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.

Geoffrey Hinton lindi më 6 dhjetor të vitit 1947, në Londër, ai studio në psikologji eksperimentale në Universitetin e Kembrixhit, si dhe përfundoi doktoraturën në Inteligjencën Artificiale në Universitetin e Edinburgut. Hinton e nisi karrieriën e tij fillimisht duke eksploruar fusha si fiziologjia dhe filozofia përpara se të fokusohej në degën e psikologjisë dhe asaj të inteligjencës artificiale. Së fundmi është cilësuar dhe si “Kumbari i AI” për shkak të punës së tij pioniere në rrjetet nervore artificiale, ai u perfshi në krijimin e makinave Boltzmann, rrjetet e besimit të thellë dhe novatorin AlexNet, i cili avancoi ndjeshëm teknologjitë e njohjes së imazhit. Themeloi dhe drejtoi njësinë e Neuroshkencës Kompjuterike në University College London si dhe punoi 10 vite për Google Brain.

Kontributet e Hopfield & Hinton me ndikim në teknologjinë e sotme

Kontributi apo puna e tyre ka revolucionarizuar fushën e inteligjencës artificiale, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mënyrën se si makineritë mësojnë nga të dhënat. Hopfield zhvilloi rrjetin “Hopfield”, një model shoqërues memorie që mund të ruajë dhe rindërtojë modele, të tilla si imazhe, rrjet i cili funksionon në mënyrë të ngjashme me trurin e njeriut, duke përdorur nyje që përfaqësojnë neuronet dhe lidhjet e ngjashme me sinapset. 

Hinton ndërtoi punën e Hopfield duke krijuar makinën Boltzmann, e cila zbulon në mënyrë autonome vetitë brenda të dhënave. Kjo makinë përdor parimet e fizikës statistikore për të klasifikuar imazhet dhe për të gjeneruar shembuj të rinj bazuar në modelet e mësuara. Teknikat e Hinton kanë qenë të dobishme në avancimin e të mësuarit të thellë, veçanërisht në aplikacionet që përfshijnë grupe të mëdha të dhënash.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10