Në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, të zgjedhur vetë nga Berisha për 11 majin, deputeti Dashnor Sula ishte i pakënaqur, pasi Berisha e la atë në listën e hapur për qarkun e Elbasanit. Sula u tërhoq nga kandidimi për Partinë Demokratike, duke i’u bashkuar kështu partisë së re “Nisma” dhe “Shqipëria Bëhet”. Por as me partinë e re, Sula nuk arriti të kishte një marrëveshje, duke thënë se nuk pranoi të kandidonte pasi kur u bë pjesë, nuk mori garanci që njerëzit që janë vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse ai do të fitonte mandatin.

“U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka. Pasi më bënë pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin.”– tha Sula.

Mirëpo ky koment i Sulës ka nxjerr zbuluar Lapajn, i cili pretendon se listat e mbylluara do të hidhen në kosh. Lapaj gjithashtu thotë se nuk do të mbahen listat e mbyllura si rezerva për të sigurar vend por të gjithë do të marrin pjesë në garë.

Rrjeti e "kryqëzoi" se kandidoi babanë në listë të mbyllur por Adriatik Lapaj ka një shpjegim që duhet dëgjuar.

Posted by Gogo.al on E diel, 16 mars 2025

Kush po gënjen në këtë rast, Sula apo Lapaj?

Në fakt largmin e Sulës, e ka komentuar edhe bashkëpunëtori i Lapajt, Endrit Shabani teksa thoshte: “Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.”– tha Shabani.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11