
Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e sotme ai është fiksuar si djali që u përball i vetëm me dhunën policore ndaj të rinjve që janë ngritur kundër qeverisë dhe Edi Ramës.
Fragmenti i përpjekjeve të tij për të mos u dorëzuar, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve në rrjete sociale. Metaj ishte në kulmin e tensioneve që u krijuan pranë Ministrisë së Arsimit, të “Rruga e Durrësit” në Tiranë.

Qindra foto e video janë postuar në kohë reale nga protestuesit e mediat online gjatë një ditë të trazuar ku pasi të rinjtë sulmuan me vezë e shishe plastike godinën e ministrisë, policia që iu përgjigj me gaz lotsjellës, veprim i cili provokoi orë të tëra tensionesh e dhune nëpër Tiranë.



