E lindur më 15 shkurt 1988 në Korçë, një qytet që gjithmonë ka nxjerrë figura të ndritura në arsim e kulturë, Kozeta Miliku është sot një nga emrat më të respektuar të kërkimit shkencor në Kanada. Në fund të qershorit 2025, ajo u vlerësua nga gazeta prestigjioze “The Globe and Mail” si një nga pesë kërkueset më të mira të karrierës së hershme në të gjithë vendin – një arritje që pak emra e kanë përjetuar, e akoma më pak prej një vendi të vogël si Shqipëria.
Fëmijërinë dhe adoleshencën i kaloi në qytetin e saj të lindjes. Pas përfundimit të arsimit parauniversitar, nisi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitin 2006, dhe u diplomua si mjeke e përgjithshme në vitin 2013.

Pas diplomimit, me pas ajo shkoj drejt Rotterdamit, ku vijoi studimet pasuniversitare në “Erasmus Medical Centre”, një nga institucionet më të njohura në Europë për kërkimin në shëndet publik. Atje përfitoi fillimisht një “MSc” në Epidemiologji, dhe më pas kreu doktoraturën (PhD) në të njëjtën fushë, duke u përfshirë në studimin ndërkombëtar “Generation R” , i cili analizon ndikimin e faktorëve të hershëm të jetës në shëndetin e fëmijëve.


Pas Holandës, ajo vazhdon rrugëtimin e saj në Kanada, ku ajo nisi të punojë si postdoktorante në University of Manitoba, për t’u bërë më pas një nga figurat kyçe të “CHILD Study” , një nga studimet më të mëdha dhe më afatgjata që lidhen me zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve në Kanada. Aktualisht, ajo mban rolin e Clinical Science Officer për “CHILD” dhe është gjithashtu pedagoge (Assistant Professor) në Universitetin e Torontos University of Toronto.


Çfarë e bën Dr. Milikun kaq të veçantë?


Jo vetëm për faktin që ka botuar studime me ndikim ndërkombëtar, por sepse temat që ajo ka prekur kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e përditshme të mijëra familjeve.
Në një nga studimet më të komentuara, ajo tregoi se gati 50% e kalorive që marrin fëmijët 3-vjeçarë në Kanada vijnë nga ushqimet ultra-procesuara, duke paralajmëruar për pasojat serioze që kjo sjell për shëndetin afatgjatë të fëmijëve. Në një tjetër studim, ajo vërtetoi se mbipesha e baballarëve në momentin e konceptimit ndikon drejtpërdrejt në rrezikun që kanë fëmijët për t’u prekur nga obeziteti – një zbulim që solli diskutime të gjera në komunitetin shkencor. Gjithashtu, kërkimet e saj kanë analizuar përbërjen e qumështit të gjirit dhe se si faktorë si dieta dhe gjenetika ndikojnë në zhvillimin imun dhe neurologjik të të porsalindurve.
Të gjitha këto, i ka realizuar përmes laboratorit të saj të pavarur, Miliku Lab, ku ajo drejton një ekip kërkuesish të rinj në Toronto. Në faqen zyrtare të “CHILD Study”, ajo njihet për “rigorozitetin shkencor dhe përkushtimin e saj për ta përkthyer kërkimin në politika dhe praktika konkrete për përmirësimin e jetës së fëmijëve”.

Sot, emri i saj shfaqet mes më të mirëve në Kanada, dhe Kozeta Miliku përfaqëson jo vetëm përkushtimin ndaj punës, por edhe realizimin e objektivave madhore nëpërmjet saj. Dr. Miliku është zëri i shumë shqiptarëve, të cilët, përmes studimeve dhe punës së tyre, po arrijnë të evidentohen në tregun botëror të shkencës dhe teknologjisë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13