Fundjavën e kaluar, skiatorja me origjinë italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, arriti të kualifikohet në finalen e ‘sllallomit gjigand’ në Solden, siç njihet kampionati botëror i skive. Një tjetër arritje e sportistëve të vendit tonë nëpër garat ndërkombëtare, pas atyre në atletikë dhe në mundje. Kampionati i këtij viti ka filluar këtë fundjavë, me Colturin që entuziazmoi fansat duke dalë në vendin e 16-të, si sportistja më e re e eventit pasi është vetëm 17-vjeçare. Në një prononcim për mediet, skiatorja me origjinë italiane tha: “Jam shumë e kënaqur me paraqitjen pasi pritshmëritë ishin të mëdha duke qenë se jam stërvitur shumë mirë gjatë verës. Ndoshta më duhet të futem pak në ritmin e garës, por sezoni është i gjatë dhe do të rregullojë ato gjëra që vihen re vetëm në gara.”

Në startin e parë skiatorja italiane që garon nën ngjyrat kuqezi arriti të startojë e 17-ta duke mbajtur të njëjtin pozicion edhe në përfundimin e kohës së saj. Me kohën 1.08.39, Lara Colturi ka një diferencë prej 2.57 sekondash me vendin e parë kampionen e botës Mikaela Shifrin. Tani Colturi do të marrë pjesë në finale ku do të garojë mes 30 më të mirave në botë.

Kush është Lara Colturi

Lara Colturi (lindur më 15 nëntor 2006) është një skiatore me origjinë italiane, e specializuar në garat teknike dhe të shpejtësisë, por që përfaqëson Shqipërinë. Ajo është vajza e ish-kampiones olimpike Daniela Ceccarelli dhe trajnerit të skive Alessandro Colturi. Ajo lindi në Torino dhe ka një vëlla më të vogël, të cilin e quajnë Yuri.

Nëna e saj filloi të konsultohej me Federatën Shqiptare të Skive në vitin 2020 dhe u bë Drejtore Teknike e skuadrës së tyre për femrat në sezonin tjetër. Në maj të vitit 2022, Colturi filloi të përfaqësonte Shqipërinë ndërkombëtarisht dhe fitoi kampionatin e vitit 2022 të Amerikës së Jugut.

Colturi me prindërit

Në moshën vetëm 17-vjeçare, Lara Colturi tashmë po korr sukseset e para në botën e garave në ski. Pavarësisht moshës së saj të re, ajo sapo ka nisur sezonin e saj të tretë në garën e Kupës së Botës Alpine. Tani, ndërsa përgatitet për sezonin e ardhshëm, Lara Colturi reflekton mbi rrugëtimin e saj, sfidat që ka kapërcyer dhe synimet e saj për të ardhmen. “Shpejtësi. Liri. Lumturi” – Kështu e përshkruan Lara Colturi skijimin alpin në një artikull të “Kask”. Ajo u rrit duke parë garat e Kupës së Botës, duke bërë ski me miqtë dhe duke admiruar skiatorët profesionistë. Tani është koha e saj për të qenë një nga skiatoret më të mira në botë.

“Unë kam filluar të bëj ski kur isha, mendoj, 13 muajsh.”– thotë Colturi e cila vazhdon të tregojë se si mamaja e saj e regjistroi të garonte në Sankt Moritz, ku ajo bënte ski me të atin. “Në garat e skive, gratë tashmë luajnë një rol të rëndësishëm, gjë që nuk është rasti në sportet e tjera – disa femra skiatore janë edhe më të njohura se burrat. Ndonjëherë ne garojmë në të njëjtat vende dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Në të ardhmen, unë shpresoj që gjithnjë e më shumë vajza të reja të shijojnë skijimin dhe garat e skive sepse për mua është sporti më i mire.”– tregon sportistja në një intervistë për Kask.

“Ajo që më motivon është performanca, të bëj më të mirën, të kem rezultate të mira në gara dhe të jem ndër më të mirët. Dhe sigurisht fitorja”.

E pyetur se ku e sheh veten pas njëzet vjetësh nga fotografi dhe autori italian, Fabrizio D’Aloisio (kliko këtu), Colturi shprehet: “Edhe për skiatorët, jeta vazhdon edhe pas daljes në pension dhe jam i sigurt që atëherë do të hapen shumë dyer. Do të doja të jetoja diku tjetër dhe të udhëtoja më shumë se kurrë. Por sigurisht që do të vazhdoj të jem e lidhur me skijimin në një mënyrë apo tjetër. Në fund të fundit, unë kam lindur në reshjet e para të borës në nëntor, kështu që bora është elementi im!” Deri atëhere Colturi ka një rrugë të gjatë përpara, duke nisur me këtë kampionat, pasi gara e Austrisë ishte thjesht e para mes 20-t pistave ku do mbahet Kupa e Botës që do finalizohet në Shtetet e Bashkuara në muajin Mars të 2025-ës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10