Me Jordan Bardellën si kandidat, partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) ka një shans për të drejtuar Francën.

Kjo parti i shkaktoi një disfatë dërrmuese aleancës centriste të Presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e Parlamentit Europian në fillim të qershorit, duke siguruar dy herë më shumë vota dhe duke e detyruar presidentin të shpallë zgjedhje të parakohshme për Francën.

Por kush është rivali i Macronit, Jordan Bardella?

Një dekadë më parë, ai do të kalonte orë të tëra duke luajtur video lojëra në telefonin e tij cellular dhe sot Bardella është i gatshëm të marrë rolin e presidentit francez. Jordan Bardella mund të jetë në rrugën e tij për t’u bërë presidenti më i ri i Francës.

Bardella u bë i famshëm përmes reagimeve të tij të forta kundër emigracionit. Pasi është rritur në Seine-Saint-Denis, një periferi e Parisit, ku Bardella thotë se ka përjetuar drejtpërdrejt paligjshmërinë që ka sjellë imigracioni i pakontrolluar në Francë.

“Unë i kam parë këto zona të humbura të Republikës Franceze të bëhen pushtime të islamizmit.”- tha ai gjatë një mitingu në vitin 2022 sipas AJ. “Unë kam ndjerë, si ju dhe si miliona qytetarë të tjerë francezë, dhimbjen e të bërit i huaj në vendin tuaj.”

Bardella lindi nga prindër me origjinë italiane dhe babai i tij drejtonte një biznes të shpërndarjes së pijeve. Ai iu bashkua RN-së në vitin 2012 në moshën 16-vjeçare. Më vonë ai la studimet në universitet, për të kaluar me kohë të plotë në politikë.

Në moshën 21-vjeçare, Bardella u emërua zëdhënës i partisë nga Marine Le Pen. Në vitin 2019, ai u vu në krye të listës së partisë në zgjedhjet evropiane, të cilat RN i fitoi.

Popullariteti i Bardellës mes të rinjve francezë

Me 1.3 milionë ndjekës në rrjetin e mediave sociale TikTok, lidhja e Bardellës me votuesit e rinj është padyshim një pasuri për partinë. Ai paraqet një version më të butë të ideve ‘radikale’ dhe ndonjëherë ‘raciste’ të 55-vjeçares Le Pen dhe babait të saj dhe apelon më mirë për një elektorat të balancuar.

Sipas vëzhguesve, reputacioni i tij i pastër mund të bëjë mrekulli për performancën e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Emri i tij nuk është Le Pen, ai kurrë nuk hyri në ndonjë polemikë dhe ishte shumë i kujdesshëm për atë që po thoshte.”- citohet të ketë thënë Sebastien Maillard, bashkëpunëtor në Chatham House, nga Al Jazeera.

Çfarë thonë sondazhet

Sot Franca po voton në një zgjedhje parlamentare që mund të hyjë në histori, me të djathtën ekstreme më afër pushtetit se sa ka qenë ndonjëherë në kohët moderne.

Tubimi Kombëtar (RN) i Marine Le Pen dhe Jordan Bardellës është shumë përpara në sondazhe – tre javë pas ditës që kur ata fituan zgjedhjet evropiane.

Siç shkruan BBC, deri në mesditë, kur më shumë se një e katërta e 49 milionë votuesve të Francës kishin hedhur votën e tyre dhe më shumë se shtatë pikë më shumë se zgjedhjet e fundit, dhe duke konfirmuar pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje kaq të rëndësishme.

Këto janë zgjedhje me dy raunde dhe shumica e 577 vendeve të Asamblesë Kombëtare nuk do të vendosen deri në balotazhin e raundit të dytë të dielën e ardhshme.

Fushata zgjati vetëm 20 ditë, dhe nga kjo përfitoi gjithashtu RN, e cila shpejt rafinoi premtimet e saj ekzistuese për imigracionin, krimin dhe pasigurinë, si dhe uljen e taksave për të trajtuar krizën e kostos së jetesës.

Jordan Bardella dëshiron të jetë presidenti i parë i RN dhe partia e tij ka besim se do të fitojë dhjetëra zona elektorale plotësisht në raundin e parë.

Ai thotë se do ta marrë këtë detyrë vetëm nëse partia siguron një shumicë absolute parlamentare prej 289 vendesh. Alternativa do të ishte një parlament i varur dhe në ngërç.

Exit poll-et do të dalin me mbylljen e qendrave të votimit në qytetet e mëdha në orën 20:00 dhe një pamje e plotë se si ka votuar Franca do të jetë e qartë deri në fund të mbrëmjes së së dielës.

Leave a Reply

  • (not be published)