
Kompania “Apple” do i qëndrojë strategjisë që ka sjellë fitime rekord pasi ka zgjedhur të drejtohet nga një figurë brenda saj, siç është inxhinieri i harderit, John Ternus. “The Guardian” konfirmon se “Apple” do drejtohet nga Ternusi i cili zëvendëson Tim Cookun. Ai tashmë do ketë një tjetër pozicion, atë të kreut ekzekutiv të bordit. Ternus do marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 shtator. Me fokusin te fitimet, “Apple” raporton gati 100 miliardë dollarë, ku muaji janar shënoi rekorde me iPhone pas rritjes së kërkesave nga Kina. “Jam thellësisht mirënjohës për këtë mundësi për të çuar përpara misionin e “Apple” si kompani”, tha Ternus në një deklaratë. Ai vlerësoi kohën e gjatë të punës aty edhe si bashkëpunëtor i Steve Jobsit. “Kam kaluar pothuajse gjithë karrierën time në “Apple” dhe kam pasur fatin të punoj nën drejtimin e Steve Jobs dhe të kem Tim Cook si mentor. Ka qenë privilegj të ndihmoj në krijimin e produkteve dhe përvojave që kanë ndryshuar mënyrën si ndërveprojmë me botën dhe me njëri-tjetrin”, tha Ternus.

Ndërrimi i drejtimit nga Cook te Ternusi do bëhet gradualisht, ndërsa Cook e ka vlerësuar Ternusin si njeriun me “mendjen e një inxhinieri, shpirtin e një inovatori dhe zemrën për të udhëhequr me integritet dhe nder”. Duke u kthyer pas në kohë, Ternusi mësohet se i është bashkuar kompanisë “Apple” në vitin 2001 dhe mori rolin e zëvendëspresidentit të inxhinierisë së harduerit në 2013, ndërsa në 2021 u bë drejtues i këtij departamenti. Detyra e tij primare ishte përgjegjësia për komponentët fizikë të produkteve të “Apple”. Ai është vlerësuar për një nga arritjet kryesore që ishte zhvillimi dhe lançimi i çipave të vetë “Apple” për kompjuterët “Mac”, duke zëvendësuar çipat e “Intel” në vitin 2020, çka çoi në rritje të shitjeve. Produkte të reja të prezantuara gjatë kohës kur ai kishte këtë angazhim ishin “Apple Ëatch” dhe “AirPods”, të cilat u kthyen në linja të rëndësishme biznesi për “Apple”, si dhe kufjet “Vision Pro”, por ato nuk patën të njëjtin sukses.

“The Guardian” e përcakton Ternusin një “inxhinier mekanik të qetë dhe të afrueshëm”, me një stil drejtimi më të ngjashëm me atë të Cookut sesa me stilin më karizmatik dhe të paqëndrueshëm të Steve Jobs. Ai do të zëvendësohet në rolin aktual nga Johny Srouji. Tim Cook, i cili iu bashkua “Apple” në vitin 1998 dhe u bë CEO në 2011. Ai e kishte planifikuar postin e ri prej kohësh, pasi kishte shprehur dëshirën për të reduktuar angazhimin në punë. Ternus shkoi në “Apple” pas një experience me straupe në krijimin e realitetit virtual. Ai është me origjinë nga Kalifornia, ka përfunduar studimet në inxhinieri mekanike në Universitetin e Pensilvanisë. Ternusi merr drejtimin e kompanisë në një kohë ku presioni në fushën e teknologjisë është rritur, ku “Apple” nuk është lartësinë e “Silicon Valley”. Pas suksesit të Cookut, ai do marrë përsipër planet për përmirësimin e asistentit virtual “Siri” dhe mungesën e produkteve të forta të AI për konsumatorët.


