
Pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas i cili kishte drejtuar Kishën Ortodokse për më shumë se tre dekada, Joan Pelushi është zgjedhur Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, duke u bërë udhëheqësi i gjashtë i kësaj kishe. Ai ka pasur një periudhe të gjatë shërbimi në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë para se të vendosej si Kryepeshkop.

Joan Pelushi e nisi karrierën e tij profesionale si mjek në Spitalin Psikiatrik të Tiranës. Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990 orientimi i shkoi drejt teologjisë, një fushë e ndaluar për dekada me radhë në Shqipëri. Në këtë priudhë ai dha një kontribut të madh në ringjalljen e kishës pas regjimit komunist.
Ai ndoqi studimet e tij në Shkollën e Teologjisë Greko-Ortodokse “Holy Cross” në Shtetet e Bashkuara, më vonë vijoi studimet e mëtejshme në Boston dhe, në vitin 1998, u emërua Mitropolit i Korçës,

Joan Pelushi njihet jo vetëm për kontributin e tij fetar, por edhe për angazhimin akademik. Pas kthimit në Shqipëri, filloi të ligjëronte në Universitetin Teologjik të Kishës. Ai gjithashtu ka përkthyer dhe botuar shumë libra fetarë, ka marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare dhe ka dhënë leksione mbi teologjinë, historinë dhe filozofinë.
Më 16 mars 2025, Ati i Shenjtë, Metropoliti i Korçës, zoti Joan, u zgjodh me votë unanime si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, duke pasuar Kryepeshkopin e ndjerë Anastas.



