Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi morën nënshtetësinë e Kosovës, në një ceremoni zyrtare të drejtuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu. Marrja e nënshtetësisë së Kosovës nga çifti DioGuardi vjen pas një angazhimi shumëvjeçar në mbështetje të Kosovës dhe shqiptarëve, veçanërisht në qarqet politike amerikane.

Kush është ish-kongresmeni që mori nënshtetësinë e Kosovës?

Joseph John DioGuardi është një emër i njohur për shqiptarët, i cili ka shënjuar historinë e përfaqësimit të tyre në Kongresin Amerikan. Lidhjet e DioGuardit me popullin shqiptar janë të hershme, pasi ai është me origjinë arbëreshe, ku të parët e tij u zhvendosën rreth vitit 1461 në Kampanja të Italisë.

Në nëntor të vitit 1984, Joe DioGuardi u zgjodh për herë të parë në Kongresin Amerikan, për t’u pasuar me rizgjedhje në vitin 1986, ndërsa ka qenë anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989.

DioGuardi njihet gjerësisht si “avokat i çështjes shqiptare”. Pasi përfundoi mandatin në Kongresin e SHBA-së në vitin 1989, DioGuardi ka kryer të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj të 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që ende ishte nën diktatin komunist.

Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, DioGuardi i dorëzoi Tom Lantoshit një dosje voluminoze me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjatë luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraike) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael.

Në gusht të vitit 1990 DioGuardi ishte iniciatori i vizitës në Kosovë të kandidatit për President të SHBA-së në vitin 1996, Bobe Dole, bashkë me 6 senatorë të tjerë të Senatit Amerikan. Në qershor të vitit 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkesë të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht të vitit 1998 ai udhëtoi në veri të Shqipërisë, për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë.

Edhe sot, pas dekadave të tëra të kontributit të tij për shqiptarët, Joe DioGuardi u ndal sërish te stabiliteti i Kosovës dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor, duke iu bërë thirrje politikanëve në shtetin më të ri në Europë, të konstituojnë institucionet, pasi Kosova ka shumë armiq.

“Unë jam këtu me ju, për t’ju siguruar që të keni një president dhe shpresoj që kjo të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk ndodh para se të largohem, ju do të jeni në telashe të mëdha, sepse tashmë keni armiq të gatshëm për ta prishur ekuilibrin në rajon”, u shpreh ish-kongresmeni.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11