Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mori pjesë në protestën kundër ndërtimeve në zonat e mbrojturan në Shqipvri, ndërsa qytetarët kërkojnë prej 29 ditësh largimin e kryeministrit Edi Rama. Në podium ajo iu bashkua zërave e tha se Shqipëria nuk është për t’u shitur. “Shqipëria, toka e saj, bukuria e saj, pasuria e saj kulturore, nuk është një mall për t’u shitur ofertuesit më të mire”. Sipas saj: “Ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë zona të mbrojtura për të gjithë dhe për gjeneratën e ardhshme. Nuk duhet të bëhet një park lojërash për të pasurit”, deklaroi prerë Salis nga tribuna përpara kryeministrisë”.

Salis u takua edhe me anëtarët e Lëvizjes Bashkë, të drejtuar nga Arlind Qori, ndërsa shkruan: “Ishte nder i vërtetë të takoja sot aktivistët. Nëpërmjet historive të tyre, përvojave të tyre dhe përpjekjeve të tyre, kam mësuar shumë për situatën aktuale në Shqipëri dhe për vështirësitë që ata çojnë përpara për të mbrojtur njerëzit e tyre, tokën dhe të ardhmen e tyre. Gjeta vlera që i ndaj thellë: drejtësia sociale, pjesëmarrja demokratike, mbrojtja e mjedisit dhe besimi se njerëzit duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë fatin e tyre. Mezi pres t’i vazhdojmë këto beteja së bashku, për një Evropë më të mirë, për të gjithë dhe për të gjithë”.

Kush është Ilaria Salis?

Disa prej parimeve që kanë forcuar edhe bindjet politike të eurodeputetes Ilaria Salis i kanë fillesat te profesioni i parë i saj si mësuese në shkolla ku shumica ishin nxënës nga familjet e emigrantëve. “Businesssmart”, shkruan se Salis përcatohej nga miqtë si një person thellësisht e përkushtuar ndaj barazisë, arsimit dhe shërbimit ndaj komunitetit. Këto përvja I dhanë drejtimin që ajo ka sot në angazhimin direkt për të drejtat e strehimit, liritë civile dhe drejtësinë sociale. E lindur në Milano në vitin 1984 dhe e rritur në Monza, Salis ndoqi studimet e larta në Universitetin e Milanos, ku studioi histori përpara se të fitonte një diplomë tjetër në filologji dhe studime klasike.

Salis sot është deputete në Parlamentin Evropian, duke përfaqësuar Aleancën e të Gjelbërve dhe të Majtës në Itali. Profili i saj janë liritë civile, drejtësia, politikat e strehimit dhe të drejtat e njeriut. Në fund të viteve 2000 krizat ekonomike e nxitën të përfshihet në iniciativat sociale duke mbështetur komunitetin në vështirësi. Gjatë studimeve universitare Salis është angazhuar në organizata qytetare dhe projekte komunitare.

“Në Parlamentin Evropian, Salis ka mbështetur forcimin e mbrojtjes për qiramarrësit, rritjen e investimeve në banesa të përballueshme dhe politika që synojnë uljen e numrit të të pastrehëve. Ajo ka promovuar gjithashtu diskutime mbi zhvillimin urban të qëndrueshëm, duke theksuar se rritja ekonomike duhet të përfitojë komunitetet lokale dhe jo t’i zhvendosë ato”, shkruan “Businesssmart”.

Pjesëmarrja e saj në protesta antifashiste ka sjellë njëkohësisht vlerësim dhe polemika. Mbështetësit i konsiderojnë këto aktivitete si mbrojtje të parimeve demokratike dhe të drejtave të pakicave, duke theksuar rëndësinë e kundërshtimit të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës politike. Salis ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së procesit të rregullt ligjor, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së shprehjes dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

Arrestimi në Hungari

Ngjarja që e bëri të njohur në arenën politike është arrestimi në Budapest të Hungarisë. Në shkurt, 2023 ajo u vu në pranga pas demonstratave të organizuara gjatë asaj që njihet si “Dita e Nderit” (Day of Honor). Në të merrnin pjesë grupe të ekstremit të djathtë dhe kundërprotestues antifashistë. Ajo dyshohej se kishte marrë pjesë në sulme ndaj personave që mendohej se kishin lidhje me grupime të ekstremit të djathtë. Ajo qëndroi në paraburgim në Hungari për më shumë se një vit.

Raportimet mbi kushtet e ndalimit të saj tërhoqën vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Kushtet e vështira në paraburgim u kthyen në debate mbi standardet dhe praktikat gjyqësore brenda Bashkimit Evropian. Arrestimi i saj u kthye në një çështje delikate mes Italisë dhe Hungarisë. Salis u zgjodh si eurodeputete nga aleanca italiane e të Gjelbërve dhe së Majtës, në vitin 2024 edhe pse ishte në arrest shtëpie dhe ky status i dha lirinë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14