Gazetarja polake Margo Rejmer përmes shkrimit “‘50 ton kokainë, 1 miliard euro dhe kullat e Tiranës”, ngre pyetjen nëse do guxojë SPAK-u të hetojë Edi Ramën. Me një llogari të thjeshtë ajo thotë: “50.000 kilogramë herë 20.000 euro për kilogram bëjnë 1 miliard euro. Kjo është 12 për qind e buxhetit vjetor të Shqipërisë”, shkruan Rejmer duke shtuar se kaq janë vetëm për një ngarkesë. Rejmer thekson se “dhjetëra mijëra shqiptarë protestojnë, sepse modeli i zhvillimit të vendit i bazuar në investime luksoze dhe në pastrimin e parave të pista nuk i ka sjellë kurrë mirëqenie asnjë shteti”. Duke iu referuar masës në Shqipëri, gazetarja polake shton se për ta ky është varfërim. “Çmimet e ushqimeve dhe qirave rriten në mënyrë marramendëse”, ndërsa shton se “leku shqiptar është aktualisht në mënyrë të pajustifikuar shumë i fortë kundrejt euros”.

Duke prekur fushën se ndërtimeve ajo shprehet se biznesmenë të lidhur me mafian ndërtojnë komplekse banimi, duke parkuar para dhe duke fryrë artificialisht çmimet. “Shqipëria po jeton me publikimin e ‘The Albanian Files’, opus magnum-in e Ramës, një libër me investime që tashmë janë ndërtuar, që do të ndërtohen një ditë ose, siç na mëson përvoja, që nuk do të ndërtohen kurrë”, shkruan Rejmer.

Lexo: https://www.hashtag.al/index.php/2026/06/27/the-albanian-files-si-deshmi-e-korrupsionit-madhor-dhe-e-pastrimit-te-parave-te-kokaines/

Lidhur me botimin e ‘The Albanian Files’ nga Edi Rama, vëren se aty jepej informacion se projekti i vilave dhe hoteleve në Zvërnec ishte hartuar që në vitin 2022 me porosi të oligarkut Kastrati. Rejmer citon De Graaf-in: “Për ne, arkitektët, do të ishte më mirë sikur zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri (2025) të anuloheshin. Madje do të shkoj më tej. Duke qenë se Shqipëria ka qenë prej vitesh një mbështetëse kaq e ndritur e arkitekturës, për profesionin tonë do të ishte më mirë që në këtë vend të mos zhvilloheshin më kurrë zgjedhje. Dhe ju, pas mandatit të pestë radhazi si kryeministër, thjesht të bëheshit president i përjetshëm. Ose ndoshta edhe mbret.” Rejmer kujton se Rama është kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, organi që miraton çdo investim në Shqipëri, jep leje ndërtimi dhe vlerëson çdo projekt. Asnjë investim nuk mund të realizohet pa miratimin e kryeministrit” duke e mbyllur me pyetjen nëse do të dëshirojë SPAK-u, Prokuroria kundër Korrupsionit, t’i lidhë pikat?

Kush është Małgorzata Margo Rejmer

Małgorzata Margo Rejmer është një shkrimtare dhe reportere polake. Sipas “Fora magazine” ajo trajton çështje që lidhen me historinë dhe jetën e përditshme, me një fokus të veçantë te Ballkani. Rejmer bëri debutimin e saj letrar në vitin 2009 me romanin “Toksymia”. Ajo jetoi në Rumani dhe Shqipëri për tetë vjet, përvojë që rezultoi në dy libra reportazhi të vlerësuara gjerësisht: Bucharest: Dust and Blood (2013) dhe Mud Sweeter than Honey: Voices of Communist Albania (2018). Të dy librat fituan çmime të rëndësishme letrare në Poloni, si edhe njohje ndërkombëtare.

Në vitin 2023 ajo botoi përmbledhjen me tregime “The Burden of Skin”, mbi ngjarje të zhvilluara në Shqipëri, Kosovë dhe Poloni. Veprat e saj janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Rejmer ka marrë disa nga çmimet më prestigjioze letrare në Poloni, përfshirë Kościelski, Pasaporta Polityka, Gryfia, Newsweek, TVP Kultura dhe Arkady Fiedler. Ajo është shpallur gjithashtu Ambasadore e Re e Gjuhës Polake. Përveç librave të saj, ajo shkruan ese dhe reportazhe të gjata për gazeta dhe revista.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11