Takimi midis Trumpit dhe Zelenskyt të premten e datës 28 shkurt përfundoi me debate mbi diskutimet për luftën Ukrainë-Rusi. Të pranishëm gjatë takimit ishin dhe gazetarë, ku një prej tyre iu drejtua nga salla Zelenskyt me pyetjen: “Pse nuk vesh një kostum? Je në nivelin më të lartë të zyrës së këtij vendi dhe refuzon të veshësh një kostum. Dua thjesht të di a ke një kostum sepse shumë amerikanë kanë probleme me faktin që ti nuk e respekton këtë zyrë.” Një pyetje që u pasqyrua dhe nga komenti i Trumpit, kur Zelensky doli nga makina. “Sot është veshur mirë.”– u tha Trumpi gazetarëve. Këto pyetje erdhën nga gazetari Brian Glenn, një korrespondent për “Real America’s Voice”, një media që u përzgjodh të premten për të marrë një rol “sekondar televiziv” në grupin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, një pozicion që nuk kishte ekzistuar më parë këtë javë. Ky akses u dha ndërkohë që Shtëpia e Bardhë vazhdonte të bllokonte gazetarët e “Associated Press”.

Trump dhe Glenn

Edhe pse kjo nuk është hera e parë kur Zelensky shfaqet i veshur sportiv, që nga fillimi i luftës ai ka veshur rregullisht uniforma standarde ushtarake për të shfaqur solidaritet me forcat e armatosura të vendit të tij. Pyetja e gazetarit solli mjaft kritika më pas, ku nuk munguan as mbështetjet ndërkombëtare ndaj Zelenskyt. Ursula Von der Leyen doli në krah të Zelenskyt, “Nuk je kurrë vetëm.”– reagoi Von der Leyen. Gjithashtu dhe presidenti britanik, Keir Starmer: “Jam i vendosur të gjej një rrugë që përfundon luftën e paligjshme të Rusisë dhe siguron një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që garanton sovranitetin dhe sigurinë e ardhshme të Ukrainës.”-tha Starmer.

Keir Starmer në mbështetje të Zelenskyt: “Jam i vendosur të gjej një rrugë që përfundon luftën e paligjshme të Rusisë…

Posted by Gogo.al on E diel, 2 mars 2025

Pas kritikave Glenn-i reagoi një ditë më pas duke u shprehur se pulovra e zezë taktike me stemën e Ukrainës nuk tregon respekt për takimet me liderët. “Uniformat ushtarake me ngjyrë jeshile ulliri që Zelensky vesh shpesh në takimet me liderë botërorë tregojnë respekt, por pulovra e zezë taktike me stemën e Ukrainës nuk e bënte këtë.”

Kush është gazetari Brian Glenn

Glenn është një nga fytyrat e reja të kanalit konservator “Real America’s Voice” dhe po bëhet shpejt një nga gazetarët e preferuar të Trump-it shkruan gazeta “The Telegraph”. Ai është në një lidhje me Marjorie Taylor Greene, përfaqësuesen e distriktit të 14-të të Xhorxhias si dhe një nga figurat më të spikatura të krahut më të djathtë të Partisë Republikane. Greene doli në mbështetje të Glenn-it, duke u shprehur se është shumë krenare. “Jam shumë krenare për “@brianglenntv” që vuri në dukje se Zelensky ka aq pak respekt për Amerikën sa nuk mund të veshë as një kostum në Zyrën Ovale kur vjen për të lypur para nga Presidenti ynë!” – shkroi ajo në “X”. Glenn është gjithashtu pjesë e një vale të re aktivistësh konservatorë që po marrin pjesë në zyrën Ovale nën administratën e Trump-it.

Glen dhe Marjorie Taylor Greene

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11