I arrestuar me udhër të SPAK-ut, Ergys Agasi është ndër emrat më të lakuar nga drejtësia shqiptare, i përfshirë në skandalin e AKSHI-t dhe deri në pengmarrjen e një biznesmeni tjetër.

KUSH ËSHTË ERGYS AGASI?

Agasi bashkë me biznesmenin e arrestuar pak javë më parë, Ermal Beqiraj, akuzohen se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë, ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Ergys Agasi është biznesmeni nga Durrësi, emri i të cilit u vendos në qendër të një prej dosjeve më të mëdha të SPAK-ut për tenderat publikë, atë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI. Agasi njihet si sipërmarrës me aktivitet në disa fusha, përfshirë logjistikën, ndërtimin, tregtinë dhe sektorë të lidhur me shërbimet. 

Ergys Agasi gjatë paraqitjes në SPAK

Gjatë hetimeve, SPAK kreu kontrolle në banesa dhe objekte të tjera në pronësi të Agasit dhe familjarëve të tij, duke i vendosur në sekuestro-preventive 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë “EA Solution”.

Në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 apartamente dhe 7 garazhe. Ergys Agasit i janë sekuestruar gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament.

Po ashtu, atij i janë sekuestruar edhe një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover Defender 2023, si dhe tre llogari bankare. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe.

Ergys Agasit i janë sekuestruar gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament.

Ergys Agasi në automjetin e Policisë pas arrestimit

Po ashtu, atij i janë sekuestruar edhe një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover Defender 2023 si dhe tre llogari bankare. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

Ergys Agasit gjatë kontrolleve të ushtuara nga autoritetet në njërën prej vilave që zotëronte në periferi të Tiranës iu gjetën rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta. Agjentët e BKH-së, të cilët ushtruan kontroll me urdhër të SPAK kishin konstatuar se pijet ishin pa pullë fiskale. Për këtë ato njoftuan Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, e cila bllokoi mallin, por pa e vënë atë në ruajtje, deri në momentin kur do duhet të shkonin për të tërhequr shishet e bllokuara. Në kontrollin e dytë të ushtruar shishet me verë nuk u gjetën, ndërsa po hetohet edhe roli i Doganës për zhdukjen e tyre. Vlera totale e verërave përllogaritet rreth 1.3 milionë euro.

Shishet e gjetura në vilën e Ergys Agasit

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5