Enea Karakaçi është emëruar ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, duke zëvendësuar kështu Belinda Balluku. Ai vjen në këtë rol pas një karriere të gjatë në sektorin energjetik dhe infrastrukturor të Shqipërisë. I njohur në koridoret e pushtetit si një nga njerëzit më të besuar të Ballukut. Për shumë vite, ai ka qenë një figurë kyçe në menaxhimin e burimeve kryesore energjetike dhe tenderëve të sektorit publik, duke u angazhuar në pozicione teknike dhe drejtues brenda ministrisë dhe OSHEE-së.

Karriera e tij profesionale filloi si jurist në Entin Rregullator të Energjisë deri në vitin 2012, ku mori njohuritë bazë mbi rregullimin e sektorit energjetik dhe mekanizmat e kontrollit të energjisë në Shqipëri. Ky pozicion i dha mundësinë të ndërtojë eksperiencën ligjore dhe të njohë në thellësi sfidat e furnizimit, tarifimit dhe rregullimit të energjisë. Në vitin 2013, Karakaçi u transferua në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku filloi si specialist, më pas u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike dhe gradualisht u bë pjesë e strukturave të vendimmarrjes strategjike. Gjatë kësaj periudhe, ai u angazhua në zhvillimin e politikave energjetike, rregullimin e sektorit dhe krijimin e strategjive për përmirësimin e furnizimit me energji dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Karakaçi ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE-së dhe i Bordit të Transparencës, i cili caktonte çmimet e naftës dhe karburanteve pas krizës së çmimeve të karburanteve pas luftës në Ukrainë, duke u bërë një aktor i rëndësishëm në vendimmarrjen për energjinë dhe infrastrukturën ekonomike të vendit. Që nga qershori 2023, ai drejton Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ku ka menaxhuar miliarda lekë investime, tenderë energjetikë dhe projekte infrastrukturore, duke u pozicionuar si një figurë kyçe brenda sektorit energjetik dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-ministres Balluku.

Karakaçi ka njohuri në arsimin ligjor dhe ndërkombëtar. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universiteti i Tiranës dhe ka përfunduar një Master në Ligjin e Bashkimit Europian (LL.M.) në University of Amsterdam.

Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa sfida ligjore dhe kontroversa. Pak muaj para se të merrte detyrën si ministër, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle në zyrën dhe banesën e tij, duke sekuestruar celularë, kompjutera dhe dokumente, si pjesë e një hetimi penal që përfshin korrupsion, shpërdorim detyre, pabarazi në tenderë dhe fshehje të të ardhurave nga shitja e energjisë. Një nga çështjet më të nxehta lidhet me delegimin për një periudhë 10-vjeçare të mbledhjes së borxheve të OSHEE-së tek ish-drejtori i mëparshëm, në kundërshtim me ligjin, dhe përfshirjen e tij në planin financiar dhe kontratën për dy anijet TEC në Vlorë, të marrë me qira nga Bangladeshi për 90 mijë euro në ditë, pa prodhuar energji.

Në publik dhe në koridoret e pushtetit, Karakaçi shihet si një figurë që pasuron rrjetin e ndikimit të Ballukut brenda sektorëve kyç të shtetit, duke ruajtur kontrollin mbi energjinë dhe infrastrukturën, ndërsa Shqipëria përballet me sfida infrastrukturore dhe investimesh të bllokuara. Emërimi i tij si ministër tregon jo vetëm rëndësinë e njohurive të tij teknike, por edhe rolin e tij si aktor politik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-ministres, në një sistem ku besnikëria dhe lidhjet personale shpesh përcaktojnë pozicionet strategjike.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7