
Këtë të hënë, Berisha prezantoi drejtuesin e fushatës elektorale Christopher LaCivita, i cili pak muaj më parë ishte një ndër drejtuesit e fushatës së Trump-it. Berisha tha se kjo është një ditë e madhe për PD-në dhe një vendim i rëndësishëm. “Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste. Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.”– tha Berisha gjatë konferencës.

Ndërsa LaCivita u shpreh se ndodhet në këtë pozicion pasi dëshiron që kryeministër të jetë një mik i SHBA-së. “Opozita e bashkuar jemi sot këtu sepse dëshirojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i SHBA dhe do të punojë në mënyrë të suksesshme me Trump dhe SHBA. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se kukull i Soros. Nuk mund të jesh edhe kukull e tij edhe mik i SHBA. Vetëm Berisha është një mik i vjetër dhe i vërtetë i SHBA.“– tha LaCivita.
Ndërkohë pas prezantimit të Berishës, demokratët kanë nisur duke shpërndarë fotomontazhin mëposhtë:

Kush është Chris LaCivita
Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Trump-it të vitit 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat elektorale më të ndjekura në botë.
LaCivita, një ish-marins me medaljen e “Purpurt” për shërbimin e tij në Luftën e Gjirit Persik ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si operativ republikan. Pas drejtimit të “PAC” në mbështetje të Trump-it gjatë garës presidenciale të 2020, ai iu bashkua “Make America Great Again” dhe më pas u punësua në fushatën e Trump-it në fund të vitit 2022. Para angazhimit me Trump-in, LaCivita ishte këshilltar i grupit Swift Boat Veterans, që sulmoi John Kerry në vitin 2004. Këshilltarët të tjerë, që bashkë me Chris Lacivita udhëhoqën fushatën e Trump-it, ishin dhe Dan Scavino, Jason Miller, Steven Cheung, Brian Jack si dhe Susie Wiles.

LaCivita dhe Susie Wiles, drejtues të fushatës së Trump-it
Prej disa muajsh Fatmir Mediu ka qëndruar në Amerikë, ku duket se një ndër punët e tij kryesore ka qënë finalizimi i kësaj marrëveshje. Kliko këtu për të lexuar për më shumë.


