Charlie Kirk, një nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump është qëlluar për vdekje me armë gjatë një aktiviteti në Universitetin e Luginës në Utah në SHBA-ve. Charlie Kirk, themeluesi i organizatës konservatore të aktivistëve të rinj, “Turning Point USA”, ishte në shënjestër nga një person i cili është kapur menjëherë si i dyshuar nga policia dhe mbahet në paraburgim. Drejt Kirkut u shkrep vetëm një plumb i cili e preku në qafë. Presidenti Donald Trump përmes një mesazhi në rrjete sociale kërkoi të që të gjithë të bashkohen në lutje e ishte po ai që përcolli mesazhin se nuk i mbijetoi sulmit.

Senatori i Utah-ut, Mike Lee, tha se “po ndjek nga afër situatën” . Reagime ka patur edhe nga Zëvendëspresidenti JD Vance i cili shkruajti në “X”: “Lutuni për Charlie Kirkun, një djalë vërtet i mirë dhe baba i ri.” Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, pas nisjes së hetimeve tha se “Dhuna nuk ka vend në jetën tonë publike. Amerikanët e çdo bindjeje politike duhet të bashkohen në dënimin e këtij akti.” Para nisjes së aktivitetit disa studentë kanë bërë një peticion online duke kërkuar nga drejtuesit e universitetit që të mos e lejonin që Kirku të shkonte atje. Universiteti i Luginës së Utah-ut ishte ndalesa e parë e “American Comeback Tour” të “Turning Point USA” ku ishte planifikuar një tavolinë me temë: “Bindmë që kam gabim!” sipas faqes zyrtare të turit.

Charlie Kirk ishte themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Turning Point USA”, një nga organizatat më të mëdha kombëtare të studentëve konservatorë në vend. “Turning Point USA” është një lëvizje e përkushtuar për të identifikuar, organizuar dhe fuqizuar të rinjtë që të promovojnë parimet e tregjeve të lira dhe qeverisjes së kufizuar.” shkruhet në faqen e tij. Kirk shumë shpejt u bë një figurë e rregullt në televizione ku u përfshi fuqishëm në debatet e “luftës kulturore” dhe lavdëroi shpesh presidentin e Trump, kohë kur ai dhe i biri  shfaqeshin po aq entuziastë dhe shpesh merrnin pjesë në konferencat e “Turning Pointit”. Charlie Kirk ishte gjithashtu autor bestseller dhe është vlerësuar si folësi më i ri në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2016.

Në mesazhin e tij në platformën “Truth social” Trumpi shkruajti: “I madhi, madje edhe legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”

Erika Kirk, e veja e aktivistit të vrarë, Charlie Kirk, ka folur publikisht për herë të parë. Ajo i drejtohet me një mesazh vrasësit të bashkëshortit të saj duke thënë se ai nuk mund ta ketë idenë se çfarë ka u shkaktuar. Video credits: Fox News

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13