Joshua Roberts është një avokat i njohur që punon për zyrën ligjore “Kasowitz Benson Torres”, një nga firmat më prestigjioze dhe të shtrenjta të SHBA-së, me qendër në Nju Jork. Zyra ligjore “Kasowitz Benson Torres” shkruan për Roberts-in se ai është i specializuar në kontrata dhe çështje tregtare, duke ofruar këshilla dhe mbrojtje ligjore për klientët që kanë nevojë për ekspertizë në marrëveshjet ndërmjet kompanive dhe OJQ-ve.

Joshua Roberts ka ardhur në Shqipëri për të mbështetur Erion Veliajn, në procesin gjyqësor për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Ai ka një përvojë të gjatë në fushën e kontratave dhe çështjeve tregtare. Joshua është i njohur për aftësitë e tij për çështje të lidhura me kontratat dhe marrëveshjet, sesa për çështje penale, si ajo që po kalon Erion Veliaj.

Ditën e sotme pas mbërritjes së Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme, është parë të futet në këtë institucion edhe avokati i tij amerikan Joshua Roberts për të ndjekur nga afër seancën e Velijas por nuk u lejua të futej brënda në sallë. Megjithatë, angazhimi i tij shihet si një shfaqje mediatike, pasi ai nuk ka të drejtë të ushtrojë profesionin e avokatit në Shqipëri. Ardhja e tij duket më shumë simbolike dhe mendohet se ka për qëllim të krijojë një imazh të fortë dhe të besueshëm për Veliajn, duke i dhënë mesazhin publikut se ai ka mbështetje ndërkombëtare në këtë proces.


Ardhja e Roberts në Shqipëri ka ngritur gjithashtu shumë pyetje lidhur me financimin e shërbimeve të tij dhe burimin e fondeve për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit të tij.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5