Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u arrestua sot në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti në kërkim. Ai u vetëdorëzua pasi ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Shkup kishte kërkuar paraburgim menjëherë pas lokalizimit. Grubi dyshohet për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në kuadër të hetimeve për rastin e “Lotarisë Shtetërore”. Sipas autoriteteve, ai dhe ish-drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami, dyshohen se gjatë vitit 2023 kanë shkaktuar mbi 8 milionë euro dëm në buxhet përmes procedurave të prokurimit të pajisjeve për terminalet e lotarisë elektronike (VLT). Më herët, policia kishte bastisur banesat e tyre, ndërsa Grubi nuk ishte gjetur, çka çoi në shpalljen e tij në kërkim. Ai i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ndodhej jashtë vendit për vizitë private dhe jo në arrati.

Emri i tij ishte përmendur edhe në hetime të tjera që lidhen me pretendime për korrupsion të nivelit të lartë, ndërsa në dhjetor 2024 iu shtua listës së sanksioneve të SHBA-së. Në mesin e të përmendurve në kallëzimin penal për çështjen e Lotarisë është edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Artan Grubi, i lindur më 7 qershor 1977 në Shkup, është politikan shqiptar dhe një nga figurat më të spikatura të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Ai ka studiuar gazetari në Shkup dhe ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 ka qenë ligjërues në Universitetin e Tetovës. Në politikë u angazhua përmes organizatës “Zgjohu”, të lidhur me BDI-në, dhe më pas u bë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti.

Nga viti 2014 deri në 2020 ishte deputet, ndërsa më 30 gusht 2020 u emërua zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Figura e tij është shoqëruar me polemika të shumta politike, por edhe me rol të rëndësishëm në strukturat drejtuese të BDI-së gjatë viteve të fundit.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7