Një gjykatë në Rusi ka dënuar me tetë vjet burg një drejtoreshë teatri për shkak të komenteve të saj kundër luftës që përfshijnë dhe thirrje për të vrarë presidentin Vladimir Putin. Kështu raportoi të enjten uebsajti i lajmeve në Rusi, Mediazona. Drejtoresha 43-vjeçare Anastasia Berezhinskaya u akuzua për “diskreditim” dhe përhapje të “informacionit të rremë” në lidhje me ushtrinë ruse, si dhe “justifikim të terrorizmit”, në një seri postimesh në rrjetin social rus Vkontakte.

Por çfarë kishte ndodhur? The Moscow Times shkruan se Berezhinskaya i akuzoi ushtarët rusë për vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e qyteteve në muajt e parë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Bëhet fjalë për katër pastime të datave 13 maj, 26 maj, 19 nëntor dhe 22 nëntor 2022. Duke iu referuar Putinit, ajo shkruante: “Shkatërrojeni atë bastard. Fshijeni atë nga faqja e dheut.”

Në gjykatë, Berezhinskaya u deklarua pjesërisht fajtore, por mohoi se komentet e saj për Putinin kishin qenë realisht një thirrje për të vrarë liderin e Kremlinit. Gjatë marrjes në pyetje, ajo tha se tani e “respekton ushtrinë ruse” dhe mundohet “të jetë një qytetare e denjë e vendit të saj”. Pavarësisht akuzave të shumta, Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë luftës gati trevjeçare, madje insiston ta quajë një “operacion special ushtarak”. Akuzat si përhapja e informatave të rreme për ushtrinë, Moska i ka përdorur për t’ua mbyllur gojën qytetarëve që e kundërshtojnë agresionin në Ukrainë.

Gjykata Ushtarake e 2-të e Qarkut Perëndimor të Moskës e shpalli Berezhinskayavën fajtore dhe e dënoi me tetë vjet burg. Prokurori Alexander Kienko kishte kërkuar dënimin me 10 vite burg. Por gjykata vlerësoi si rrethana lehtësuese pranimin e pjesshëm të fajit nga ajo, dy fëmijët e mitur, gjendjen shëndetësore dhe gjendjen e rëndë financiare. “I nderuar, nuk kam asgjë për të thënë, asgjë për të shtuar. Unë do të pranoj çdo vendim që merrni”, citohet të ketë thënë Berezhinskaya përpara vendimit.

Artiste, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve

Berezhinskaya është 43 vjeç dhe është regjisore dhe drejtuese teatri. Në gjykatë, ajo tha se kishte plane shumë ambicioze në karrierën e saj: “të futej në një teatër të mirë dhe që të mos i nënshtrohej asnjë ndërhyrjeje, në mënyrë që regjisorët dhe dramaturgët të mos dërgohen në burg vetëm pse kanë shkruar shfaqje apo kanë vënë në skenë shfaqje.”

Berezhinskaya ka dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç dhe ajo pranoi para gjykatës së vuante dhe nga një sërë problemesh shëndetësore. Ajo vuan nga pankreatiti kronik, kishte dhimbje dhëmbësh dhe është diagnostikuar me çrregullim të personalitetit, por komisioni ka konstatuar se ajo nuk ka nevojë për trajtim të detyrueshëm dhe për këtë arsye kjo nuk e pengoi atë të dilte para gjyqit. Burri i saj Vladimir Lubyagin vuan nga epilepsia.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11