
Ministrja e parë e krijuar me inteligjencë artificiale, “Diella”, tërhoqi vëmendje të madhe gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, duke e bërë vendin shumë të diskutar nga mediat për risinë. Por ndërsa “Diella” po fitonte famë për inovacionin e saj, këto kohë ajo po përballet edhe me sfidat e saj të para, ndër to edhe padia ndaj saj e bërë nga personi që i ka dhenë zërin dhe fëtyrën. Aktorja Anila Bisha, e cila i ka dhënë fytyrën dhe zërin avatarit të ministres, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative ndaj Këshillit të Ministrave, kompanisë “Apel” shpk, AKSHI-së dhe kryeministrit Edi Rama.
Në fillim, Bisha e pranoi projektin për platformën e-Albania. Ajo ka deklaruar se kontrata e saj është e vlefshme deri në dhjetor 2025 dhe parashikon përdorimin e imazhit dhe zërit vetëm si asistente virtuale të e-Albania, pa asnjë lidhje me një post ministror. Në një intervistë për “Opinion”, aktorja pranoi se nuk e kishte menduar që avatarit do t’i jepej status ministror dhe se kishte marrë pjesë vetëm në regjistrimin e zërit dhe imazhit për shërbimet e platformës. Edhe pse asokohe Bisha u duk se ishte dakord tani ajo ka vendosur të bëjë një padi.
Sipas padisë, Bisha kërkon marrjen e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, duke ndaluar përdorimin e të dhënave të saj personale deri në përfundim të procesit gjyqësor. Ajo pretendon se shndërrimi i avatarit në ministër ka shkelur kontratën fillestare dhe i ka shkaktuar një dëm të madh, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm. Aktorja thekson se nuk është pyetur dhe nuk ka firmosur një kontratë të re për statusin e ministrit, dhe përdorimi i figurës dhe zërit të saj në këtë kontekst përbën shkelje të drejtave të autorit.

Kërkesa për sigurimin e padisë


