Nga Ermal Hasimja

Unë jam kundër molotovëve në protesta: ndoshta garantojnë foto dhe tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Por gjërat duhen vendosur në kontekst dhe duhen thënë të plota.

Së pari, nuk shoh asnjë qëllimshmëri të dëmtimit të njerëzve apo pronës nga protestuesit.

Së dyti, kur i mohon opozitës mundësinë të flasë në Kuvend, ose mundësinë për komisione hetimore parlamentare, kur përdor adminstratën dhe krimin në zgjedhje, kur pengon drejtësinë dhe synon të ndryshosh ligjet përkatëse … çfarë pret që të ndodhë? Që opozita të organizojë sesion lutjesh në shesh?

Natyrisht edhe opozita ka plot për të bërë. Disa hapa të mirë u bënë me tryezën e parë ku morën pjesë 10 parti opozitare dhe në 6-12 muajt e ardhshëm ne jemi të bindur se do të kemi bashkëpunimin e plotë të të gjithë partive në tryezën e organizuar nga Forumi i Dialogut Politik. Në zgjedhjet e brendshme të prillit 2026 PD-ja, si partia më e madhe, ka rastin të japë prova të ndryshimit të saj pozitiv në përputhje me nevojat e situatës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11