
Ish-Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini e cila po përballet me drejtësinë belge pasi është arrestuar për mashtrim e shpërdorim të fondeve të BE-së, në mars të 2016-ës ka kërkuar drejtësi në kuvendin e Shqipërisë. Ajo i bëri thirrje klasës politike në Shqipëri të gjente rrugën e dialogut për të miratuar reformën në drejtësi e cila u vu si kusht kryesor për afrimin me vendet e unionit dhe se KE-ja do hapte negociatat vetëm nëse arrihej sukses. “Kjo ka të bëjë me barazinë e qytetarëve të cilët duhet të trajtohen njësoj pavarësisht nga statusi social, besimi i tyre. Ka të bëjë me kompanitë e mëdha, me investitorët e huaj të cilët duhet të kenë besim tek institucionet. Ka të bëjë me demokracinë. Kjo reformë do të hapë rrugën për një rekomandim nga Komisioni Europian për të filluar negociatat dhe shtetet anëtare të marrin një vendim pozitiv për këtë çështje. Mund të jetë fillimi për një kapitull të ri në marrëdhëniet tonë në të ardhmen. Komisioni i Venecias do të japë shumë shpejt rekomandimet përfundimtare. Miratojeni reformë! Të gjitha palët, qeveria, opozita, duan që Shqipëria të ecë përpara drejt BE, dhe qytetarët e Shqipërisë presin të bëni këtë gjë. Prandaj, bëjeni!”,– kështu i nxiste shqiptarët Mogherini duke moralizuar reformat, ndërsa iu kthye edhe klimës politike. Ajo kërkoi të liheshin “lojërat politike” dhe se ata që pengonin reformën, nuk e donin integrimin.

Nga foltorja e kuvendit ajo tha se ishte në dijeni të mungesës se dialogut mes palëve duke e krahasuar me Italinë e cila ishte po ashtu në një paqëndrueshmeri politike. “Për shumë kohë në vendin tim, në Itali kemi vuajtur të njëjtën sëmundje. Debati politik ishte i orientuat nga ofendimet. Por ka interesa më kyçe sesa ato të partive politike dhe janë interesat e qytetarëve. Ne kemi nevojë që politika dhe institucionet të japin rezultatet e duhura, përndryshe qytetarët e vendeve tona do të zhgënjehen. Ne duhet të përqendrohemi tek çfarë duhet të bëjmë. Dhe kjo është e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor”, -tha ajo.

Në mars të 2017-ës Mogherini u kthye në Tiranë për të “zhbllokuar” procesin e vetingut. Ajo këmbënguli te vetingu i cili do kalonte në si të gjitha figurat e drejtësisë, por nuk arriti ta bindte opozitën t’i jepte fund bojkotit ndaj kuvendit, ku edhe nuk u bë i mundur votimi i komisionit të Vetingut. Gjatë daljes për mediet bashkë me kryministrin Edi Rama, tha se: “Kam vënë re se qytetarët shqiptarë e duan anëtarësimin. Bojkoti i Kuvendit do të thotë bllokomi i komisionit të vetingut, dhe kjo pengon edhe interesimin në BE, në një kohë kur vendi juaj ka vërtet mundësinë për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Prioriteti është në zbatimin e reformës në drejtësi, të vetingut, si dhe luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës, kultivimit të lëndëve narkotike. Ne jemi besimplotë që vetingu do të zbatohet në Shqipëri. Tani e keni radhë ju”, -u shpreh ajo.

Në vitin 2023 përmes një ceremoie të veçantë, Universiteti i Tiranës nderoi sot me titullin “Doctor Honoris Causa” Federica Mogherinin. Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Edi Rama tha se ishte aty për ta nderuar diplomaten si një mike të çmuar, jo vetëm të vendit, si një mike speciale e tij. “I thashë dhe ministres, mos i thuaj rektorit se do vij vetëm për të qenë aty si gjithë të tjerët dhe s’doja të merrja asnjë hapësirë nga ceremonia, por kështu është kur je më i gjatë seç duhet. Bie në sy edhe të del emri. Megjithatë, unë përfitoj nga rasti të them disa fjalë. Federika meriton me siguri edhe më shumë se kaq.
Nëse do të bëja një veçim të Federikës nga ajo radhë, do ta bëja duke pasur parasysh angazhimin e saj personal dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Shqipërisë, në mbështetje të përpjekjeve tona për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit europian, në mbështetje të nevojës tonë për të pasur zërat që na ndihmonin dhe na ndihmojnë për argumentet tona, në raport me atë që është një gjykatë e përditshme e punës dhe rezultateve, flas për Brukselin, dhe padiskutim edhe për angazhim e jashtëzakonshëm të saj në funksion të paqes, në funksion të normalizimit dhe të rritjes së bashkëpunimit në rajon.”-tha Rama. Më tej ai shprehu gëzimin për ardhjen me të shpeshtë në Shqipëri të eurodiplomates tashmë si drejtore e Kolegjit të Europës. “Faktikisht ne kemi nisur punën për Kolegjin e Europës në Tiranë që do të jetë pjesa e tretë e Kolegjit të Europës që qendrën e ka në Bruzh (Bruges), një krah e ka në Poloni dhe krahun tjetër do ta ketë në Shqipëri.”-u shpreh kryeministri.
Dhe ishte pikërisht ky kolegj e kjo nismë, shpërdorimi I fondeve të së cilës u bë shkak për nisjen e hetimeve ndaj Mogherinit e cila mbahet në paraburgim bashkë me 2 bashkëpunëtorët e saj. Pas lajmit të bërë zyrtar nga mediat belge dhe dosjes në Prokurorinë Evropiane, ajo mësohet se ishte nën hetime prej disa muajsh deri sa zyrat u bastisën sot në mëngjes dhe ajo u mor nga policia dhe drejtësia, për të cilën bënte thirrje në mes të kuvendit të Shqipërisë.



