
Nga Blerjana Bino
Pse gazetaria nuk mund të jetë profesion i rregulluar
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Punët e Jashtme më 23 janar, përfaqësues të Partisë Socialiste hodhën idenë e trajtimit të gazetarisë si profesion i rregulluar, të krahasueshëm me mjekësinë, me rregulla për njohje dhe regjistrim formal.
Kjo qasje ngre shqetësime serioze për lirinë e shprehjes. Ajo cenon një parim themelor: shteti nuk mund të vendosë kush e ushtron një të drejtë themelore dhe kush jo. Gazetaria është ushtrim i lirisë së shprehjes dhe mbrohet për shkak të funksionit të saj publik, jo për shkak të një statusi të dhënë nga shteti.
Kushtëzimi i mbrojtjes ligjore me regjistrim ose njohje formale e kthen një të drejtë universale në leje, duke hapur rrugë për përjashtime, filtrime dhe presion politik.
Lexoni analizën e plotë: https://scidevcenter.org/…/Kur-mbrojtja-shnderrohet-ne… https://scidevcenter.org/…/when-protection-becomes…/


