
Nga Klodian Tomorri
Ligji për barazinë gjinore është vepër monumentale e budallallëkut. Shikoni pak vetem termat, që përdorin. Gjinia, thotë ligji, ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore. Pra me pak fjalë, gjini mund të ketë pafundësisht. Një paragraf më siper shpjegohet termi i barazisë gjinore: “Barazi gjinore”, të drejta, përgjegjësi, mundësi, pjesëmarrje dhe përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në të gjithë diversitetin e tyre. Më poshtë pastaj ligji shpërndan kuotat: “Përfaqësim i barabartë gjinor”,thotë ligji, është përfaqësimi i secilës prej gjinive në të gjithë diversitetin e tyre, në mënyrë të barabartë dhe asnjehërë me jo me pak se 30 deri në 50 për qind.
Supozojmë tani se do kemi gjini burrë, gjini grua, gjini a, gjini b, gjini c, gjini n…, ku n tenton drejt infinitit sepse këta thonë gjinia është përtej burrit dhe gruas dhe kushdo ka të drejtë të ketë gjininë e vet. Atëherë do kemi 30 për qind burra, 30 për qind gra, 30 për qind a, 30 për qind b, 30 për qind c, 30 për qind n…… Totali 3750 për qind. Po mirë, gjinitë i kemi kollaj se i gjejmë. Por kuotat e përfaqësimit ku do t’i gjejmë se matematika nuk lejon më shumë se 100 për qind? Aq ligj paçavure është ky sa kundërshton veten. Hajde shkencëtarë hajde.


