Nga Irena Beqiraj

Teksa shikoja fotot e deputeteve me fëmijët ditën e parë të shkollës, më erdhën në mendje vargjet e këngës së Parashqevisë:

“ Të gjitha do t’i dhuroja, kaq të lumtur t’i shikoja,

fëmijët e gjithë globit anë e mbanë.”

Të lumtur fëmijët (besoj edhe prindërit e tyre), por më të lumtura deputetet.

Por le të përpiqemi të hulumtojmë burimin e lumturisë…

Shqipëria shpenzon mesatarisht 785 € në vit për një nxënës/student, ndërsa një deputet përfiton një pagë bazë prej rreth 3,100 € në muaj (37,200 € në vit). Raporti i pagës së deputetit me shpenzimet publike për çdo fëmijë është 47 herë më i lartë. Kjo do të thotë se buxheti i shtetit alokon afërsisht 47 herë më shumë fonde për pagesën vjetore të një politikani sesa për financimin vjetor të arsimit publik të një nxënësi/studenti.

Gjermania shpenzon afërsisht 9,200 euro për nxënës/student çdo vit në arsimin publik, ndërsa një anëtar i parlamentit gjerman (Bundestag) merr një pagë mujore prej 11,833 € ose 142,000 € në vit. Raporti i pagës së deputetit gjerman me shpenzimet vjetore për një nxënës/student është 15 herë më i lartë. Pra, buxheti i shtetit gjerman alokon 15 herë më shumë për rrogën e një deputeti, krahasuar me financimin vjetor të arsimit publik të një nxënësi/studenti.

Gjermania është vend i zhvilluar dhe mund të mos jetë një bazë e mirë krahasimore. Ndaj, le të shikojmë Kroacinë. Shpenzimet publike vjetore të Kroacisë për një nxënës/student janë mesatarisht rreth 8,150 €, ndërsa një anëtar i Parlamentit kroat merr një pagë mujore neto prej rreth 4,000 €, duke arritur në një total prej rreth 48,000 € në vit. Pra, buxheti i shtetit kroat alokon 5.8 herë më shumë për shpërblimin e një deputeti, krahasuar me financimin vjetor të arsimit publik të një nxënësi/studenti.

Në Shqipëri ekziston kontrasti më i madh në Europë midis shpenzimeve publike për arsimin për një nxënës/student dhe shpërblimit financiar të një deputeti.

Populli kënaqet me pak begenisje. Deputetet, për ta dhënë atë me foto e video, u duhet një pamje e kuruar .Sepse kur nuk hartohen politika që ulin hendekun e shpenzimeve publike që harxhojmë për një nxënës a student që kemi me rajonin e më gjerë , fotoja zëvendëson politikat , edhe look-u i deputetit në foto duhet financuar . Në një mentalitet të tillë politik nuk ka sesi që rroga e deputetit të mos jetë 47 herë më e lartë sesa financimi për edukimin e një nxënësi.

Dhe thoni po të doni që këto nuk dhurojnë lumturi me anë të një përqafimi !

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14