E quanin njeri-tjetrin “kumbar”, flisnin pothuajse çdo ditë në telefon, jo vetëm për thashethemet që qarkullon në Shkodër por dhe për hallet e secilit. Herë pas here shkëmbenin mendime për persona të caktuar, çka linte pa gjumë tjetrin, deri sa situata sqarohej në telefonatën e radhës.

Të paktën këtë tregojnë komunikimet telefonike mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit, të përgjuara nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve të nisura për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale në qytetin e Shkodrës. Në dosjen që “shteg.org” ka parë komunikimet i referohen verës së vitit 2018, kohë në të cilën ende nuk ishte vrarë Fatbardh Lici dhe mes dy fiseve duket se ishte vendosur një paqe garant i së cilës ishte njohja e kundërshtarit si “kumbar”.

Po përtej komunikimeve “miqësore” mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit, Prokuroria e Posaçme pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme që tregojnë konfliktet mes dy fiseve në Shkodër. Sipas prokurorisë, vrasja e Fatbardh Licit është pasojë e këtyre konflikteve, luftë për territor dhe hakmarrje deri në shuarje. Në shkurt të 2025, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka siguruar “prova se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10 gusht 2018 në qytetin e Shkodrës vrasjen me armë të njeriut të afërt të Ibrahim Licit”.

Ky artikull është pronësi intelektuale e “Shteg.org”. Lexo KËTU artikullin e plotë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11