Opinioni publik po manipulohet edhe me video të bëra me AI duke dezinformuar deri te çështjet delikate siç është shëndeti. Para pak kohësh qarkulloi një video e rreme ku pretendohej se mjeku nefrolog Myftar Barbullushi po promovonte një ilaç bimor që shëronte diabetin për 10 ditë. Ky shembull konsideroget si “AI-generated health misinformation” (Menczer & Hills, 2020). Duke e analizuar dalin qartë elemente të mashtrimit ku janë përdorur foto të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale, atribuim i rremë autoriteti dhe manipulim emocional të publikut. Të gjitha këto janë bërë për të synuar përfitime financiare. Videoja ishte pjesë e një fushate të zakonshme mashtruese online, e cila solli edhe reagimin publik te mjekut Barbullushi.

Pasi emri dhe imazhi i tij u përdor në një video të tillë, Barbullushi u distancua dhe sqaroi publikisht se “Nuk është diabetolog” dhe se nuk kishte dhënë asnjë deklaratë të tillë. Ai tha se imazhi I tij ishte gjeneruar me AI. Dëshmia e tij vërteton një situatë të qartë dezinformimi, një formë deep fale bazike, ku të tilla manipulime të thjeshta vizuale shfrytëzojnë mungesën e verifikimit të audiencës (Paris & Donovan, 2019). Për një situatë të tillë Said Duleviç, ekspert i Teknologjisë thotë se përdorimi i figurave publike në përmbajtje të fabrikuara është bërë një praktikë e zakonshme për të krijuar besueshmëri të rreme dhe për të manipuluar audiencën.

Në studimin e viti 2025 të autoreve Valmora Gogo dhe Jona Kaso me titull: “Dezinformimi në hapësirën digjitale shqiptare – Një analizë e përditësuar e sfidave dhe e zgjidhjeve”, citohet se: “Në këtë rast, premtimi për “shërim të diabetit për 10 ditë” jo vetëm që është shkencërisht i pamundur, por krijon risk për pacientët që mund të braktisin trajtimin mjekësor”. Shqetësimi në rritje pas shfaqes së video të tilla të manipuluara sipas një raporti të BE-së, vjen pasi në to mund të gjenerohet imazhi i personave publikë, video sintetike, deri te klonimi i zërit apo teksteve mashtruese në reklama. Për këtë ekspertit kibernetik Said Duleviç thotë se: “tashmë me më pak se 100 dollarë mund të klonosh fytyrën dhe zërin e dikujt dhe ta përdorësh për të thënë çfarë të duash” dhe një rrethanë e tillë e bën fenomenin edhe më të përhapur.

Pse kanë gjetur terren manipulime të tilla? Publicisti Koloreto Cukalit e shpjegon me mungesën e edukimit mediatik dhe rënien e besueshmërisë tek institucionet. Sipas tij këto krijojnë një terren shumë të favorshëm për mashtrime. Dezinformimi që përdor identitetin e një personi pa lejen e tij mund të shkaktojë humbje besimi profesional, keqkuptime publike, stres personal, implikime etike për profesionet e ndjeshme si mjekësia (Wardle, 2019).

Si zgjidhet? Një mënyrë e mirë është reagimi i menjëhershëm që ka bërë vetë mjeku Barbullushi. Një praktikë e tillë që në anglisht quhet praktika “rapid rebuttal”, rekomandohet për minimizimin e ndikimit të përmbajtjes mashtruese (First Draft Neës, 2020). Në studim ka edhe një interpetim nga ana ligjore e manipulimit me video të gjeneruara me AI. Eksperti ligjor Gentian Skara, ngre shqetësimin se Shqipëria ende nuk ka një ligj specifik kundër dezinformimit. Sipas tij kjo e vështirëson ndëshkimin e rasteve të tilla. Skara thotë se: “Vendi ka nevojë urgjente për rregullim ligjor, edukim mediatik, ndërgjegjësim publik për manipulimet me IA, mekanizma raportimi më të fortë, rëndësinë e edukimit mediatik dhe reagimit profesional, domosdoshmërinë e aftësimit të qytetarëve për të identifikuar përmbajtje të gjeneruara nga IA.”

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18