Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit.

Gjatë një interviste eksluzive në “ÇIM PEKA LIVE”, ai ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë. Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj argumenton se shuma reale e punimeve është shumë më e ulët. Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. Kjo ngre pyetjen se ku ka përfunduar diferenca prej dhjetëra milionë eurosh.

“Pra, ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë?” pyet ai, duke treguar për përfshirjen e ndërmjetësve që kanë përfituar fonde publike pa kryer asnjë shërbim. Ai gjithashtu vë në dukje se projektit i mungojnë ende vepra të rëndësishme shoqëruese, siç janë urat lidhëse.

Ahmetaj e shtrin kritikën e tij edhe ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, të cilin e akuzon për drejtësi selektive. Sipas tij, struktura e posaçme po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij. 

Në lidhje me perceptimin e një standardi të dyfishtë në drejtësi, Ahmetaj refuzon këtë term, duke e quajtur situatën “bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë”. Ai krahason rastin ku ndiqet penalisht për 34,000 euro pa mbajtur asnjë funksion publik, me rastin e ministres Belinda Balluku, e cila, sipas tij, nuk po hetohet për një aferë prej 190 milionë eurosh ndërsa vazhdon të jetë në detyrë.

Sipas tij, i gjithë ky proces, përfshirë kërkesën për ekstradimin e tij, ka si qëllim final burgosjen dhe heshtjen e tij për të mos denoncuar më skemat korruptive. “Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më,” deklaroi ai, duke theksuar se përndjekja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Ahmetaj:

Ka ndryshuar kosto e e gjithë projektit? Po, jo, le ta thonë, le ta le ta nxjerrin. E treta, ka pasur një ndërmarrje, për ata që janë një çikë më të mëdhenj se unë e mbajnë mend. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e e Enverit. 21 dhjetori. Dhe e kishte, e kishte fitimin 11% fitimi i caktuar. Pra, në qoftë se janë 140 milionë, fitimi është 11%, pra është diku tek 15 e ca, 16. Thamë 82 milionë, edhe 15, u bënë 97 milionë. 90, vetëm 93 milionë i bie që ka kushtuar tuneli. 93 milionë. E dyta, më fole për Erion Velinë. Unë nuk gëzohem për kë për askënd. Për askënd, nuk gëzohem që të jetë në burg.

Kemi thënë s’kemi nevojë t’i kthehemi zoti Peka. S’kemi nevojë t’i kthehemi.

Më fal, e kemi diskutuar, do të diskutojmë prapë zoti Peka, gjithë detajet. E kemi diskutuar. Ktheju, gjithë regjistrimit që ke, aty e ke bisedën se çfarë kam thënë konkretisht. E e para, e dyta, përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Pra ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë? Pse nuk janë urat?

Se merre, e dëgjoja një ditë dikë nga opozita që merrej me lejen. Ore dakord, do merresh me lejen se është, është fundi i botës që të bësh projektin pa leje. Është fundi i botës, më fundi i botës. Pse s’e bëmë ne rindërtimin pa pa leje? Pse s’e bëmë? Dilnin lejet pa u bërë ai. Patjetër. Dilnin lejet, nxirrnin bashkitë lejet pa u bërë. Rindërtimi për të futur njerëz në shtëpi. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është, ore pse ku janë, ku janë paratë?

E dyta te inceneratori i Tiranës. Ore ç’është kjo histori që vjen vërdallë? Ore ku janë ku janë paratë? Ku janë paratë? I gjeti paratë Altin Dumani te, te pseudo 34.000 euro te hoteleve? Aty i gjeti. Aty i gjeti? Apo i gjeti te shtëpia e e Leos dhe shtëpia e Eldës? Aty i gjeti. Që s’kanë lidhje. Ku janë mo? Ku janë? Ku janë 130 milionët? Po të tjerat mo ku janë? E di çfarë bëjnë këta mo? Këta bëjnë gallatë mo.

Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për “Ecoparkun” që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s’ka prova, s’ka pikë rëndësie.

Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri.

Zoti Peka, i kam dëgjuar shpesh edhe edhe opinionistë të nderuar që flasin për dy standarde. Ore jeni në vete apo jo? Më fal që flas kështu, ju kërkoj ndjesë. Po s’ka dy standarde.

Është bashkëpunim mor. Nuk, ju e quani standard tjetër atë që lënë x-in dhe y-in në detyrë dhe që kështu dhe që ashtu. Jo mor jo, është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është standard. Standard, ka, ka dubël standard, ka për njerëz si puna ime që kreu i organizatës….

Ish-zv.kryeministri Ahmetaj ka folur edhe për kanabizimin e vendit që sipas tij u bë me qëllim nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se duhen 60 vjet që krimini organizuar të zhbëhet

Ahmetaj theksoi se ‘do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri’.

Ahmetaj: Si mos paskam luftuar. Po kam luftuar se kam, ja ku e ke, ja ku e keni konsekuencën e kanabisit. O shqiptarë të nderuar. U bë kanabisi që u bë droga, u bënë të pasur grupet kriminale që sot nuk ia del dot, kanë dyfish GDP-në. Do duhen 60 vjet dhe dhe mbi 10 kryeministra me me me me me nga një e me nga dy mandate që të punojnë pastërtisht për të zhdukur influencën dhe dominimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Është vend i vogël, dreqi e mori. Është futur si kancer. Është futur si kancer. Ja, kjo është sot situata. Jo, kam luftuar me kanabisin. Po, po jo, s’kam lejuar unë që të bëjë koncesion të TVSH-së, se ishte kundër sigurisë kombëtare, së kundër sigurisë fiskale. Po more e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Patjetër që e kam kundërshtuar.  

Ahmetaj ka deklaruar se është kërcënuar pas denoncimeve që ka bërë, flet për 3 telefonata misterioze dhe 82 milionë euro të zhdukura

Gjatë intervistës me telefon me Çim Peka, Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare, ndërsa bëri një llogari të detajuar sipas së cilës, në projektin e tunelit të Llogarasë janë zhdukur rreth 82 milionë euro.

I pyetur nëse është kërcënuar pas veprimeve të SPAK-ut, veçanërisht në lidhje me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku për aferën e Llogarasë, ai pohoi faktin. “E vërteta është që po,” u shpreh ai, duke shtuar se do t’i shtjellojë më gjerësisht këto kërcënime në të ardhmen për të mos devijuar vëmendjen nga çështjet kryesore. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.

Në vijim, Ahmetaj u përqendrua në atë që e cilësoi si një dëm kolosal financiar në tunelin e Llogarasë. Sipas tij, shuma prej 50 milionë eurosh përbën “fitim të pamerituar” për sekserët, duke qenë diferenca mes kostos reale të punimeve dhe shumës së paguar nga shteti. Përveç kësaj, ai shtoi se në projekt mungojnë dy ura, kostoja e të cilave arrin në 32 milionë euro.

Arben Ahmetaj: Gjyqin publik stil sikur të ishte gjyqi i Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djeg ë Rajshtagun. Është stil Gestapoje për të bërë gjyq popullor për shumë e shumë njerëz. Domethënë, në vend të drejtësisë ka statistikë dhe nuk ka rëndësi prova. Prova është zero, siç e thonë dhe ata, ne, më falni, të gjithë shqiptarët, ne nuk na rruhet të plasin kokën në gjykatë. Në gjykatë afërmendsh vendoset siç duan ata. Dhe gjyqi i bëhet armiqve siç e do kreu i organizatës në popull. Nuk është rasti im. Unë do ta çoj transparencën deri në fund. Është një lloj si puna e mundimshme, e pavlerë, e pabazuar për të më akuzuar për korrupsion, edhe nëse unë nuk kam firmosur, edhe nëse unë nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk ka pikë.

Para se të flas për kërcënimet, ne do t’i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s’ka rëndësi se s’dua të bëj sot devijim…

Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka…

Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.

Peka: Po ju në tetor s’keni dhënë intervistë. Në tetor është marrë e pandehur Balluku, kaq.

Ahmetaj: Nuk dua t’i lidh gjërat me asnjë gjë. Nëse janë të lidhura do dalin. E vërteta është që po, por nuk dua të devijoj lajmin. Më bëre pyetje. Po të them vetëm kaq, që ëh, në raport me të gjitha akuzat e mia, akuzat e mia nuk janë sot, se dëgjoj shumë pseudo-patronazhistë se ngatërroni patronazhistin politik me patronazhistin e bukës së gojës. Patronazhistët e bukës së gojës futen dhe thonë, ky rri në Zvicër me paratë tona. Domethënë histori nga këto që të vjen për të vjellë. Kam bërë disa denoncime. Dhe SPAK-u duhet të merret se ku janë paratë. Ku janë paratë? Ore, më fal. Tek tuneli.

E dini se shumë, shumë njerëz ndalojnë dhe thonë, shiko ku janë 23 milionë euro, ku janë 50 milionë euro. Jo mo jo, ja po t’ju bëj një llogari fare të shkurtër.

50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania me shumën e harxhuar për tunelin. 140 me 190. 50 milionë kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. E para. E dyta, janë dy ura që mungojnë, të cilat kushtojnë 30 deri në 32 milionë, të dyja bashkë? Po. Që shkojnë 80 e 2 milionë. Dakord? Janë 82 milionë. Hap kllapë. Le të investigojnë këta që merren me mua, me familjen time dhe me pllakat e banjës. Le të investigojnë. Ku kanë shkuar? Pse s’janë bërë urat?

Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa dhe duke e akuzuar SPAK-un për një “gjenocid” ndaj familjes së tij.

Në një lidhje telefonike me “Çim Peka Live” në “SYRI TV“, i pyetur me licencën e dhënë për disa shtetas shqiptaro-meksikanë, të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Thesarit për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave. “Sa kam qenë unë ministër i Financave nuk ka pasur liçenca kazino. Zero,” deklaroi ai, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri. “Pyesni Edi Ramën,” shtoi ai, duke kujtuar se kryeministri e ka sulmuar publikisht dhe ka paralajmëruar se do të përfundonte në duart e drejtësisë.

Në vijim, Ahmetaj drejtoi kritika të ashpra ndaj SPAK, duke pretenduar se ky institucion nuk ka kryer hetime të thelluara për pastrimin e parave nga organizatat kriminale. Sipas tij, në vend që të hetojë krimin e organizuar “nga A-ja te Zh-ja”, SPAK po kryen një “genocid kundër familjes” së tij. “E kanë menduar ndonjëherë këta kur shkojnë në shtëpi, që kanë shkatërruar jetë pa të drejtë?” pyeti ai, duke lënë të kuptohet se është duke u përndjekur padrejtësisht.

Debati mori një tjetër drejtim kur u soll në vëmendje një episod i ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli. U zbulua se kupola drejtuese e SPAK, përfshirë kreun Altin Dumani dhe Arben Kraja, ishin të pranishëm me familjet e tyre në tribunën VIP të stadiumit. Kjo ngriti pyetje mbi mënyrën se si prokurorët siguruan biletat e shtrenjta dhe mbi imazhin publik që përcjellin, duke u shfaqur të relaksuar dhe duke u argëtuar, ndërkohë që supozohet se janë në krye të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Në këtë kontekst, u hodh hipoteza se përndjekja ndaj Ahmetajt mund të jetë një reagim ndaj dëshmive të tij, të cilat duket se kanë “prishur rahatllëkun” e zyrtarëve të lartë. Sipas këtij arsyetimi, shfaqja publike e drejtuesve të SPAK-ut në evente luksoze dhe sulmet ndaj familjes së Ahmetajt janë dy anë të së njëjtës medalje: një sistem që godet këdo që i cenon rehatinë.

Këto shkrime janë pronë intelektuale e “Syri.net”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10