Donald Trump ka publikuar dy deklarata të njëpasnjëshme në lidhje me Iran, duke treguar një ndryshim të ndjeshëm në ton dhe qasje brenda një harku të shkurtër kohor. Në postimin e parë në platformën “Truth Social”, Trump përdori një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese, duke deklaruar se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”. Kjo deklaratë vinte në kuadër të një afati të vendosur prej tij për autoritetet iraniane, të cilave u kërkohej që brenda orës 1 të mëngjesit të mërkurës me orën aamerikane duhet të rihapnin Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe strategjike për tregtinë globale të naftës.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”. Por më vonë shton “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë, KUSH E DI?”, shkruan Trump-i.

Vetëm pak orë para skadimit të ultimatumit të tij, në një deklaratë të dytë, Trump ndryshoi ndjeshëm tonin. Ai bëri të ditur se, pas bisedimeve me Shehbaz Sharif kryeministri i Pakistanit dhe Asim Munir kreu i ushtrisë pakistaneze, kishte vendosur të pezullojë për një periudhë dyjavore çdo sulm ndaj Iranit. Sipas tij, kjo përbën një “armëpushim të dyanshëm”, me kusht që Irani të hapë menjëherë dhe në mënyrë të sigurt Ngushticën e Hormuzit.

Në këtë deklaratë, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë arritur dhe tejkaluar objektivat e tyre ushtarake dhe se tashmë janë shumë pranë një marrëveshjeje për paqe afatgjatë. Ai bëri të ditur se pala iraniane ka paraqitur një propozim me 10 pika, i cili konsiderohet si bazë e negociatave, ndërsa shtoi se shumica e çështjeve të diskutueshme janë zgjidhur. Sipas tij, periudha prej dy javësh do të shërbejë për të finalizuar dhe formalizuar marrëveshjen.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10