Nga Habjon Hasani

Kryeministri Edi Rama dyshohet se ka firmosur një vendim të falsifikuar të Agjencisë së Territorit (AZHT) të cilin ja kanë vendosur mbi tryezë kryetarja e AZHT-së Adelajda Roka dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Vendimi bën fjalë për shfuqizimin/abrogimin e lejeve të zhvillimit të disa prej projekteve më kryesore të vendit, ku në listë përfshihet dhe Aeroporti i Kukësit apo dhe Porti i Limionit.

Kapja e këtij dokumenti ka qenë një aksident, një rastësi, por le ta tregojmë historinë ashtu siç nisi. Në Dhjetor 2024 një kompani ndërkombëtare lider në sigurinë e aviacionit civil, vlerësoi mundësinë e operimit në Shqipëri. Për këtë arsye kompania ndërkombëtare u kërkoi partnerëve shqiptarë të bënin “due-dilligence” dhe fizibilitet për statusin dhe mundësitë që ofronin sidomos Aeroporti i Vlorës dhe ai i Kukësit.

Partnerët shqiptarë angazhuan inxhinierë dhe specialistë të sprovuar për të hartuar raportin. Mirëpo sapo inxhinierët nisën nga puna, u përballën me një problem të çuditshëm. Rezultonte se Aeroportit të Kukësit i ishte hequr fare leja e zhvillimit, nëpërmjet një vendimi të panjohur të AZHT-së, ku shfuqizimi i lejes së këtij aeroporti ishte bërë së bashku me shfuqizimin e 6 lejeve të tjera për resorte e godina, të gjitha të grupuara në atë që quhej “Lista 1” e vendimit.

Por ndonëse ky vendim rezulton i shpallur që në datën 29 Maj, madje i renditur në arkivën elektronike të muajit Maj 2024 në faqen online të AZHT, brendia e tij sugjeron se vendimi është firmosur nga kryetarja e AZHT-së Adelajda Roka më datën 28 Tetor 2024. Pra AZHT-ja ka konceptuar dhe firmosur më 28 Tetor një vendim, të cilin më pas e ka paraqitur si vendim të muajit Maj. Ky truk është ndoshta dhe arsyeja pse asnjë media nuk ka patur mundësinë ta gjente këtë vendim, pasi kur gazetarët kanë kërkuar vendimet e reja në Maj, ky vendim nuk ekzistonte, kur gazetarët kërkonin vendimet e Tetorit, ky vendim ishte spostuar te arkiva e Majit.

Por surpriza e vërtetë është lista e 7 projekteve që sipas këtij vendimi u hiqet leja e zhvillimit, e etiketuar si “Lista 1.” Në fillim inxhinierët verifikuan pikën 5 të listës, e cila korrespondonte me projektin për aeroportin e Kukësit. Në listë ishte referenca për lejen e zhvillimit të dhënë Aeroportit të Kukësit me nr.vendimi 06, datë 17 Maj 2019. Por ky numër vendimi i AZHT-së nuk korrespondon fare me Aeroportin e Kukësit, pasi ky vendim specifik rezulton se është hartuar nga AZHT-ja për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, zero lidhje me lejen e zhvillimit të Aeroportit të Kukësit.



Ky shkrim është pronësi intelektuale e Hashtag.al Lexo Këtu artikullin origjinal.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14