SHBA kanë bombarduar Iranin më 22 qershor në 02:30 sipas orës lokale iraniane. Operacioni ushtarak “Midnight Hammer” shënoi ndërhyrjen e parë amerikane dhe objektivi ishin qendra Fordow, pika në thellësi të tokës e pasurimit të uraniumit, Natanz, qendra kryesore e programit bërthamor dhe Isfahan, vend ku kryhet përpunimi dhe zhvillimi bërthamor. SHBA-të përdorën avionë bombardues trategjikë B-2 që u pasuan nga raketa Tomahawk, të lëshuara nga nëndetëset me preçizion të lartë.  Ky ishte sulmi i parë amerikan që kur Izraeli papritur goditi Iranin më 13 qershor.

Vetë presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sipas tij suksesin e kësaj ofensive ajrore përmes rrjetit social “Truth social”. Ai pati pjesërisht mbështjen e republikanëve, ndërsa është kritikuar nga demokratët për kushtetueshmërinë e vendimit. Edhe OKB-ja ngriti alarmin për rrezikshmërinë globale.

Deri te zbatimi i urdhrit, para datës 22 qershor është kërkuar evakuimi i shtetasve amerikanë nga Irani për çështje sigurie dhe tërheqja e punonjësve të ambasadave.

Më 21 qershor, një ditë pranë bombardimit, forcat e sigurisë vendosën bombardues të fshehtë B-2 në Guam. Operacioni u zhvillua në sekret të plotë, ndërsa Irani kërcënonte për hakmarrje ndaj çdo vendi që mbështeste Izraelin. Në bazën ajrore Al Udeid në Katar u vendosën avionët ushtarakë gati për çdo lëvizje të mundshme. Huthitët pro Iranit nga ana tjetër kërcënuan anijet  amerikane në Detin e Kuq, duke marrë kundërpërgjigje nga pala amerikane nëse preken interesat e tyre.

Më 19 qershor, Trumpi bën deklaratën e fortë duke paralajmëruar nëse do sulmonte Iranin brenda dy javëve. Lajmi është përcjellë nga Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Në të njëjtën ditë ka patur një reagim të shpejtë nga krerët e lartë të shtetit izraelit ku pas një telefonate ndaj administratës së Trumpit thanë se nuk mund të prisnin edhe dy javë dhe se SHBA-të ishin vetmet aleate potenciale që mund të vepronin kundër bazave të përpunimit të lëndëve bërthamore. Bisedimet hasën jo pak kundërshti nga zv.presidenti JD Vance i cili e shihte me shqetësim përfshirjen direkte të SHBA-ve në luftë.

Më 17 qershor Trumpi përsëriti thirrjen që Irani të dorëzohej pa kushte. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio u shpreh për një vullnet diplomatik të zgjidhjes së konfliktit, Trump po ashtu dërgoi zyrtarë amerikanë për bisedime për sigurinë bërthamore.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10