Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qendror të Zagrebit, për të protestuar kundër dështimit të qeverisë për pastrimin e më shumë se 30,000 tonw mbetjeve në Kroacinë qendrore, që sipas ambientalistëve, po ndotin ujin e pijshëm në zonë. Protesta, një nga më të mëdhatë në Kroaci ndër vite, u quajt “Shëtitje për Likën”, sipas emërtimit të vendit malor, ku depozitohen mbeturinat.

Autoritetet vitin e kaluar zbuluan midis 34,000 dhe 37,000 tonë mbeturina, shumica e të cilave të importuara nga Italia në vitet 2023 dhe 2024, në një vend pranë qytetit të Gospicit në rajonin e Likës së Kroacisë. Qeveria u zotua të pastrojë vendin, por grupet mjedisore thonë se është bërë pak punë.

Ambientalistët thonë se mbeturinat, të cilat sipas tyre përfshijnë mbeturina mjekësore dhe industriale po ndotin ajrin, tokën dhe ujin në Lika, një rajon i njohur për zonat e tij të gjera me natyrë të virgjër. Ata akuzojnë qeverinë se po vepron shumë ngadalë për t’i hequr ato.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Mushkëritë e Kroacisë nuk marrin më frymë”, “Ndalo shkatërrimin e Kroacisë” dhe “Natyra nuk fal”.

“Jemi të pakënaqur me reagimin e qeverisë. Vendi duhej të ishte pastruar shumë kohë më parë”, tha Verica Jurnjak, e cila udhëtoi nga Gospić për të marrë pjesë në tubim.

“Është turp që askush nuk interesohet për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre.”

Kryeministri Andrej Plenkoviç vizitoi Gospicin të mërkurën dhe tha se qeveria kishte zgjedhur një kontraktor për fazën e parë të pastrimit, e cila përfshin largimin e mbeturinave nga vendi, shkruan Agjencia e Lajmeve Reuters.

Aktori kroat Rade Serbedzija, i njohur ndërkombëtarisht për rolet e tij në filma hollivudianë, përfshirë “Snatch” dhe “Mission: Impossible II”, gjithashtu mori pjesë në protestë.

“Jam këtu sepse duhet të jem këtu. Është detyra jonë të mbrojmë vendin tonë”, tha ai. “Ajo që ka ndodhur është një turp dhe dikush duhet të mbahet përgjegjësi.”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10