
Këtë të hënë kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau lajmëroi dorëheqjen e tij, duke i dhënë kështu fund një mandati nëntëvjeçar. Vendim i cili erdhi nga thirrje të shumta të partisë së tij për dorëheqje. “Ky vend kërkon një zgjedhje të vërtetë në zgjedhjet e ardhshme dhe është bërë e qartë për mua se nëse duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem opsioni më i mirë në ato zgjedhje. Mbrëmë, gjatë darkës, u tregova fëmijëve të mi për vendimin që po ndaj sot me ju. Kam ndërmend të jap dorëheqjen si lider i partisë dhe si kryeministër, pas përzgjedhjes së një lideri të ri nga partia përmes një procesi të fortë konkurrues në nivel kombëtar.– tha ai gjatë daljes së tij në media.
Çfarë dështoi gjatë qeverisjes së Trudeau-t
Pas një periudhe të suksesshme, vitet e fundit qeveria e Trudeau-t filloi të përballej me një seri skandalesh, të shkaktuara nga vetë ai. Bëhet fjalë për një përfshirje lidhur me një marrëveshje me një firmë kanadeze që përballej me akuza për korrupsionin dhe shfaqjen e fotove të kryeministrit duke përdorur makijazh të errët. Më pas përdorimi i vaksinës dhe kufizimet e tjera gjithashtu shkaktuan një kundërshtim të ashpër, duke çuar në protestat e kamionistëve të quajtura “Freedom Convoy” në fillim të vitit 2022. Trudeau përdori për herë të parë masa të paprecedenta për të larguar protestuesit, thuhet në artikullin e “BBC News”. Pas mbarimit nga pandemia, Kandaja pësoi rritje çmimesh të shtëpive dhe ushqimeve u rritën ndjeshëm dhe qeveria e tij tërhoqi ambiciet për objektivat e imigracionit pasi shërbimet publike filluan të ndjenin presion.

Kanadaja në krizë
Ende është e paqartë se kush do të jetë tashmë lideri parlamentar i liberalëve. Në një artikull nga “BBC News” shkruhet se liderët e partive federale të Kanadasë zgjidhen gjatë një periudhe katër deri në pesë muajsh, një proces që përfshin një kongres formal për zgjedhjen e liderit. Ndërsa dy kandidatët kryesorë të mundshëm mund të jenë, ish-ministrja e financave Chrystia Freeland dhe ministrja e transportit Anita Anand. Trudeau gjatë daljes së tij në media, tha se guvernatori i përgjithshëm i vendit kishte pranuar kërkesën e tij për të pezulluar parlamentin, që nënkupton një pezullim që do të ndalojë të gjitha procedurat, përfshirë debatet dhe votat, pa shpërbërë parlamentin. Parlamenti ishte pezulluar më së fundmi nga Trudeau në gusht të vitit 2020, kur qeveria e tij po përballonte një skandal etik lidhur me mënyrën se si kishte trajtuar një kontratë me një organizatë bamirëse. Ky pezullim do të ngrejë ndalimin e parlamentit deri më 24 mars.

Fundi i pushtetit të Trudeau-t
Trudeau është biri i kryeministrit kanadez Pierre Trudeau, i cili dominoi politikën e vendit në vitet 1970 dhe ’80. Ai u bë kryeministër pasi Partia Liberale fitoi një shumicë dërrmuese në vitin 2015, me një premtim për të sjellë një epokë të re dhe progresive të quajtur “Sunny Ways”. Arritjet e tij përfshijnë angazhimin për barazinë gjinore në kabinetin e tij, që vazhdon të jetë 50% gra; përparim në pajtimin me popujt autoktonë në Kanada; vendosjen e një takse kombëtare për karbonin; implementimin e një përfitimi për fëmijët pa taksa për familjet; dhe legalizimin e kanabisit për qëllime rekreative.

Ai u rrit nën ndikimin e thellë të babait të tij, Pierre Elliott Trudeau, dhe të nënës së tij, Margaret Trudeau. Ai u diplomua në Universitetin McGill me një Bachelor në Arte në vitin 1994. Më pas përfundoi programin e edukimit në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe kaloi disa vite duke dhënë mësim në Vancouver. Trudeau hyri në politikë për të sjellë ndryshime që do të shërbenin më mirë për të gjithë kanadezët. Në vitin 2007, ai ndërtoi një fushatë nga bazat për të fituar nominimin e Partisë Liberale në rajonin e Montréal, Papineau. Ai u zgjodh në vitin 2008 dhe u rizgjodh në vitin 2011, 2015, 2019 dhe 2021.


