“BBC” ka kaluar një nga krizat më të mëdha të saj në vitet e fundit, pasi drejtuesi i përgjithshëm Tim Davie dhe drejtuesja e lajmeve Deborah Turness dhanë dorëheqjen pas kritikave për dokumentarin “Panorama”, i cili sipas një memoje të brendshme kishte ndryshuar fjalimin e Donald Trumpit, duke krijuar përshtypjen se ai inkurajonte dhunën në Capitol më 6 janar 2021. “BBC-ja” njoftoi se dorëheqjet vijnë nga përgjegjësia për gabimet dhe përpjekja për të ruajtur kredibilitetin e institucionit, ndërsa memorandumi i brendshëm ngriti gjithashtu shqetësime mbi mbulimin e çështjeve trans dhe të konfliktit Izrael-Gaza.

Siç raporton “The Guardian”, Tim Davie ka një karrierë të gjatë në “BBC” dhe para kësaj punonte në marketing në “Procter & Gamble” dhe “PepsiCo”. Në “BBC”, ai ka drejtuar divizionet e marketingut, audio dhe muzikës, si dhe “BBC Worldwide”, duke marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm më 2020. Gjatë mandatit të tij, “BBC-ja” ka përballuar disa polemika të mëdha, përfshirë pezullimin e prezantuesit Gary Lineker, transmetimin e performancës së Bob Vylan në Glastonbury dhe kritikat për dokumentarin e Gazës. Davie ka shërbyer gjithashtu në bordet e “European Broadcasting Union” dhe institucioneve kulturore britanike, dhe në 2018-ën u nderua me titullin Commander of the British Empire (CBE) për shërbimet e tij në tregtinë ndërkombëtare.

Deborah Turness, ka drejtuar “BBC News” dhe “Current Affairs” për tre vitet e fundit. Ajo u bë gruaja e parë që mori drejtimin e lajmeve në “BBC”, pasi më parë kishte qenë në krye të “NBC News International” dhe “ITN”. Në deklaratën e saj të dorëheqjes, Turness pranoi se debati rreth dokumentarit të “Panorama-s” kishte arritur një pikë që po dëmtonte “BBC-në”, duke shtuar se: “Në jetën publike drejtuesit duhet të jenë plotësisht të përgjegjshëm”. Ajo theksoi se akuzat se “BBC News” është institucionale e njëanshme “janë të rreme”.

Dorëheqjet e dy drejtuesve shihen si një hap i jashtëzakonshëm për “BBC-në”, ndërsa liderët politikë britanikë shprehën shpresën që kjo do të sjellë reforma dhe përmirësim të pavarësisë dhe paanshmërisë së lajmeve, duke i dhënë mundësi pasardhësit të formojë një epokë të re për institucionin.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14