Pas takimit në zyrën Ovale dhe përplasjes midis Trumpit dhe Zelenskyt, JD Vance u kritikua ashpër për komentet të tij mbi Britaninë dhe Francën në mbrojtje të Ukrainës. Vance në një intervistë për Fox News tha se një marrëveshje mineralesh me SHBA-në, që do t’i jepte Amerikës një pjesëmarrje ekonomike në Ukrainë, do të siguronte “një garanci shumë më të mirë për sigurinë sesa 20,000 ushtarë nga një vend zakonshëm që nuk ka luftuar asnjë luftë për 30 ose 40 vjet”.

https://www.youtube.com/watch?v=mOKZ6hbE6_M

Edhe pse Vance mohoi se komentet e tij kishin të bënin me këto dy shtete, politikanë dhe veteranë britanikë e francezë reaguan duke e akuzuar atë për ofendim ndaj ushtarëve të vrarë që luftuan krah ushtrisë amerikane. “Unë as që përmenda Britaninë e Madhe apo Francën në këtë bisedë, të dyja të cilat kanë luftuar me guxim krah SHBA-së gjatë 20 viteve të fundit dhe më tej,” tha Vance në X. Ai gjithashtu u shpreh se pa ndihmën e SHBA-së, asnjë vend evropian nuk ka burimet ushtarake për të frenuar Rusinë. “Nëse doni të siguroheni që (Presidenti rus) Vladimir Putin nuk do të pushtojë më Ukrainën, garancia më e mirë për sigurinë është t’u jepni amerikanëve mundësi ekonomike në të ardhmen e Ukrainës,” u shpreh ai.

Reagimet ndaj komentit të Vance ishin të shumta duke përfshirë politikanë dhe figura të njohura nga Britania dhe Franca, të cilët e kritikuan ashpër për deklaratat e tij që konsideroheshin ofenduese ndaj ushtarëve që luftuan krah SHBA-së në misionet e kaluara.

Johnny Mercer, një veteran britanik dhe ish-ministër i mbrojtjes, e quajti Vance një “klloun”.

James Cartlidge, zëdhënësi i Partisë Konservatore të opozitës britanike për mbrojtjen, komentet e Vance I etiketoi si “thellësisht të pa respekt”.

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, foli në parlament për veteranët dhe respektin që duhet të kemi ndaj tyre. “Ne respektojmë veteranët e të gjitha vendeve aleate. Ne do të sigurohemi që veteranët tanë të respektohen.”

Renaissance pati një reagim në X ku tha: “Ushtarët francezë dhe britanikë që vdiqën duke luftuar kundër terrorizmit, që luftuan dhe ndonjëherë vdiqën krah ushtarëve amerikanë, meritojnë më shumë sesa përçmimi nga nënkryetari amerikan.”

Nigel Farage, lideri i partisë britanike populiste të djathtë kur u pyet për reagimet tha se ishte gabim ajo që JD Vance ka thënë.

Ndërsa Vance mohoi se kishte kritikuar ushtarët britanikë dhe francezë, kritikat ndaj tij vazhdojnë.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14