Gazetarja shqiptare Klodiana Lala është vlerësuar me çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019 nga Bashkimi Europian.

“Hulumtimi më i mirë për vitin 2019”, ka qenë specifikimi i vlerësimit të Lalës lidhur me përgjimet mbi rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave.

Investigimi u publikua te BIRN-i dhe u zbulua në të roli i krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri.

Dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN-i përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hidhnin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votës në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkonte drejt një procesi të ri zgjedhor.

Lexo investigimin:

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Leave a Reply

  • (not be published)