Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik që prodhoi protesta që nisi në fund të muajit maj të këtij viti, ku qytetarët dolën masivisht në sheshe, për të rrëzuar qeverinë. Të pakënaqur nga mënyra e qeverisjes, nga mungesa e llogaridhënies dhe transparencës për vendimet që ekzekutivi merr, qytetarët brohoritën poshtë zyrës së kryeministrit Rama “poshtë diktatura”. Vendimet merren në emër të popullit, në favor të një individi a një grupi individësh, ndërsa qytetari që paguan kostot, mbetet spektator përballë skandaleve të përditshme që kanë jo rrallë efekte negative të drejtpërdrejta.
“Revolucioni Flamingo” nisi si hakërrim ndaj një grupi njerëzish me uniforma të zeza që vendosën gardhet e zaptimit në pronën e qytetarëve, duke marrë zvarrë e dhunuar individin që po i cenohej e drejta, prona, trashëgimia. Investitori i huaj dhe zhvilluesi shqiptar kishin ndërmjetës qeverinë që rreket të vendosë mbi gjithçka, pa konsultë paraprake, duke shembur kështu publiken. Për rrjedhojë, shqiptarët që në vitet ‘90 kërkonin “Shqipërinë si gjithë Europa”, sot kërkojnë “Shqipërinë e re”, shqiptarët që dje kërkonin rrëzimin e…
GogoCast
Nga Gjergj Erebara
Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave, do të rëndojë më tej inflacionin mbi të gjithë shqiptarët. Banka njoftoi të shtunën se ka blerë 381 milionë euro “për shmangien e forcimit të lekut” dhe 47.5 milionë të tjera si pjesë e politikës së saj të zakonshme për rritjen e rezervës valutore të vendit. Blerjet 47.5 milionë janë politikë e zakonshme monetare, ndërsa blerja e 381 milionë eurove bie në kategorinë e “ndërhyrjeve të jashtëzakonshme”. Ndërhyrjet e jashtëzakonshme normalisht, siç e thotë edhe emri, duhet të zgjasin për një periudhë të kufizuar kohore. Por në rastin e Shqipërisë, këto blerje vijojnë që nga korriku i vitit 2024. Që nga kjo kohë, Banka e Shqipërisë ka blerë 1.85 miliardë euro “për shmangien e forcimit të lekut”. Përgjatë kësaj periudhe, leku është forcuar më tutje, nga 100 lekë për euro në 92 lekë për euro.
Blerjet masive të eurove duket se dalin jashtë mandatit të Bankës së Shqipërisë “për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve” dhe po shkatërrojnë aftësinë e vendit për të bërë politikë monetare, si dhe po shkaktojnë inflacion.
Të…
MË SHUMË ARTIKUJ
OECD rrëzon propagandën digjitale të Ramës: Shqipëria e fundit në rajon për sigurinë kibernetike
Nga Besmir Semanaj Raporti i ri i OECD-së për BallkaninBraçe bëri autopsinë e parlamentarizmit, por votoi për të ruajtur vendin e tij
Nga Sonila Meço Një falënderim e meriton sot deputeti ErionKëtë tetor, fjongoja rozë ka emrin tim
Nga Zilie Feçi Tetori është muaji i sensibilizimit për kancerinBuka
Nga Auron Tare Sa herë futem në një dyqan bukeKuvendi u rrethua sërish me gardhe metalike, 1000 punonjës policie u vunë në gatishmëri, pasi qytetarët kishin njoftuar protestë përpara godinës së Legjislativit, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Deputetë e ministra u përpoqën të shmangnin hyrjen kryesore të Kuvendit, për t’i shpëtuar sulmit me vezë nga protestuesit, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat pikërisht sepse kishte me vete disa vezë.
Tensionet jashtë rrethimit nisën menjëherë, ku forcat e policisë që ndodheshin të pozicionuar pranë Ministrisë së Brendhshme shoqëruan 5 protestues, pasi nuk iu bindën udhërit të tyre, për të mos kaluar perimetrin.
Nga ana tjetër, deputetë e ministra hynin të pashqetësuar në Kuvend, ndërsa looku i ri i socialistes Zegjine Çaushi i befasoi të gjithë.
Seanca plenare i nisi punimet pa tensione, kreyparlamentari Niko Peleshi mbajti fjalimin e rastit, njohu të pranishmit në sallë me rendin e ditës dhe…
MOS E HUMB
Banka e Shqipërisë bleu 430 milionë euro shtesë për tre muaj
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve
OECD rrëzon propagandën digjitale të Ramës: Shqipëria e fundit në rajon për sigurinë kibernetike
Nga Besmir Semanaj Raporti i ri i OECD-së për Ballkanin Perëndimor e rendit Shqipërinë të




















