Zbardhet raporti i Komisionit Europian mbi punën e qeverisë Rama dhe situatën politike në Shqipëri të lidhur me disa nga komponentët më shqetësues për zyrtarët e Bashkimit Europian.

Korrupsioni, sistemi gjyqësor, krimi, situata politike, ekonomia, emigracioni e liria e shprehjes janë disa nga çështjet për të cilat raporti ka saktësuar përcaktime të tilla për Shqipërinë si mesatarisht e përgatitur, progres i prekshëm apo progres i mirë.

“Shqipëria ka njëfarë niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz.”, thuhet në raport.

Një tjetër shqetësim i Komisionit Europian mbetet numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian. “Numri i kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetas shqiptarë në BE është ulur por mbetet i lartë dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, përfshirë adresimin e fenomenit të të miturve të pashoqëruar.”, thekson Komisioni Europian.

Po kështu, sa i përket situatës politike të polarizuar thuhet: “Megjithë një rezultati pozitiv në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementimin e saj”.

Konkluzionet:

  1. Për sa i përket kritereve politike, mjedisi politik në Shqipëri vazhdoi të shënohej nga polarizim intensiv.
  2. Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në reformën e administratës së saj publike.
  3. Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka njëfarë niveli të përgatitjes / është mesatarisht i përgatitur.
  4. Rivlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vettingut) ka përparuar në mënyrë të vazhdueshme, duke vazhduar të japë rezultate të prekshme.
  5. Shqipëria ka njëfarë niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz.
  6. Shqipëria ka njëfarë niveli të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar.
  7. Është bërë përparim i mirë në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin / luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.
  8. Për sa i përket lirisë së shprehjes, vendi ka njëfarë niveli të përgatitjes / është mesatarisht i përgatitur.
  9. Për sa i përket kritereve ekonomike, Shqipëria ka bërë disa përparime dhe është mesatarisht e përgatitur në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.
  10. Numri i kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetas shqiptarë në BE është ulur por mbetet i lartë dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, përfshirë adresimin e fenomenit të të miturve të pashoqëruar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Progres raporti në lidhje me reformën elektorale:

Bllokimi politik pati një zhvillim pozitiv në janar 2020 kur partia në pushtet dhe opozita jashtëparlamentare arritën një dakordësi për të çuar përpara reformën elektorale, duke përcaktuar një Këshill Politik, platformë për të përmbushur bisedimet politike dhe teknike dhe për të implementuar rekomandimet e qarta të OSBE/ODIHR (të pazbatuara që nga zjgedhjet e 2013), duke siguruar një financimin transparent të partive politike dhe fushatave elektorale. 

Në 5 qershor 2020, Këshilli Politik arriti që të nënshkruajë një marrëveshje për të futur gradualisht një administratë elektorale të depolitizuar, siç edhe janë rekomandimet e OBSE/ODIHR. Partitë ranë gjithashtu dakord për të përfshirë identifikimin elektronik të të gjithë votuesve (kur kjo është e mundshme), për të ristrukturuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për të përfshirë anëtarët e  Kolegjit Elektoral me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Amendimet në kodin elektoral do të adaptoheshin nga 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e arritur në 5 qershor 2020, pra duke përmbushur kushtet e para të Konferencës Ndërqeveritare. Si shtesë, Parlamenti adaptoi disa ndryshime dhe amendime të Kushtetutës në 30 Korrik në lidhje me sistemin elektoral. Këto ndryshime që nuk kanë lidhje aspak me rekomandimet e OBSE/ODIHR kërkonin ndryshime të tjera në kodin elektoral që u diskutuan mes partive politike në Këshillin Politik, por që nuk u arrit një marrëveshje kompromisi përpara votimit të tyre në 5 Tetor. Megjithë një rezultat pozitiv në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementimin e saj.

Komisioni ad hoc parlamentar është ende në punë.

Në raportin e fundit nga vëzhgimi i zgjedhjeve prej misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR u vërejt se, ndonëse zgjedhjet e qershorit qenë organizuar pa probleme të mëdha, ato nuk kishin për qëllim interesin e votuesve, madje votuesit nuk kishin një mundësi të plotë zgjedhjeje të forcave alternative politike.

Ky mision më tej rekomandoi:

– Një dialog gjithëpërfshirës mes partive politike për të vazhduar një reformë elektorale;

– Masa për të eleminuar keqpërdorimin e fondeve të shtetit;

-Depolitizimin e shërbimit civil, përfshirë vendosjen e komisionerëve elektoralë jopolitik;

– Sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit;

– Investigimin e saktë dhe transparent të shkeljeve elektorale.

Në 14 Janar 2020, mazhoranca në pushtet dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe opozita jashtëparlamentare arritën një dakordësi për të çuar përpara një reformë elektorale. Marrëveshja u arrit në Këshillin Politik, një platformë e përbërë nga disa parti politike dhe nga bashkëkryetarë të një komiteti Ad-Hoc që përfaqësonte mazhorancën në parlament dhe opozitën brenda saj si dhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, për të arritur një reformë konsensuale në bazë të implementimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale. Data e përcaktuar për të arritur konsensus ishte 30 qershori 2020. Pas negociatave të shumta në 5 qershor 2020, Këshilli Politik arriti një marrëveshje historike për të përfshirë një administratë elektorale të depolitizuar, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Partitë politike gjithashtu ranë dakord për të përfshirë identifikimin elektronik për të gjithë votuesit (kur janë teknikisht të mundshme), për të ristrukturuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për Kolegjin Elektoral që të jetë i përbërë nga gjyqtarë të vettuar.

Amendimet në kodin elektoral u adaptuan nga parlamenti në përputhje me marrëveshjen e 5 qeshorit 2020 në 23 korrik 2020. Më pas, në 30 korrik, parlamenti adaptoi disa ndryshime kushtetuese që lidhen me sistemin elektoral. Amendimet përfshijnë dhe mundësinë për të amenduar kodin elektoral në lidhje me hapjen e listave, një prag të ri elektoral kombëtar dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Amendimet kushtetuese u adaptuan me mbështetjen ndërpartiake të Parlamentit dhe hasën në kritika nga opozita jashtëparlamentare. Këto amendime janë të palidhura me implementimet e kërkesave të OSBE/ODIHR dhe kërkonin ndryshime të tjera në kodin elektoral që u diskutuan mes partive politike në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis përpara se Parlamenti të votojë atë në 5 tetor. 

Megjithë një rezultati pozitiv në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementimin e saj.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Leave a Reply

  • (not be published)