Drafti i IBAR-it i BE-së ka kaluar sot në grupin e punës COELA. Dosja pritet të kalojë nesër për miratim në nivelin e ambasadorëve të vendeve anëtare në COREPER. Në krahasim me dokumentin e muajit shkurt është ashpërsuara gjuha lidhur me nivelet e korrupsionit dhe sulmet e përsëritura ndaj SPAK-ut. Me piketat e reja disa vende të BE-së kanë vënë kushte të forta për avancimin drejt BE-së.

Në ndryshimet e vërejtura SPAK, pakicat, gazetarët dhe qeverisja vendore konsiderohen nën presion. Sulmet janë konsideruar si të rritura e shqetësuese deri në nivele të larta. Theksi është vënë edhe në ndërhyrjet që i janë bërë SPAK-ut nga parlamenti. Të tjera pika të evidentuara janë veçuar: ndërhyrja parlamentare në hetimet e vazhdueshme të SPAK, pajtueshmëria me Gjykatën Kushtetuese dhe standardet e imunitetit të Komisionit të Venecias, abuzimet me pronën të lidhura me zonat e pakicave dhe zonat bregdetare, integriteti i policisë dhe në fund autonomia e qeverisjes vendore.

Raporti i ri IBAR

Korrupsioni u paraqit nga ‘serioz’ në rritje, ‘thelbësor’. Për herë të parë janë paraqitur si problematikë edhe rrjetet e patronazhimit. Ndërsa shtetet anëtare kanë punuar për forcimin e e shtetit të se drejtës, korrupsioni në Shqipëri vijon të mbajë peng proceset integruese. Analiza identifikon 32 ndryshime thelbësore në 11 fusha tematike. Raporti I ri është më specifik në kërkesat e tij. Speficikisht kërkohet mbrojtje dhe pavarësi për institucionet e drejtësisë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11