Andrej Babiš, kryeministri çek është ndierë në faj pasi ka këputur lule në një zonë të mbrojtur si Lysá hora. Gjatë ngjitjes së vargmalit Beskidët Moravo-Silezianë, në lindje të Çekisë ai ka mbledhur një tufë lule të cilën e vendosi në një monument në majë të malit. Kryeministri Babiš tha se i kishte këputur lulet teksa kujtonte një koleg të ndjerë nga lëvizja e tij politike ANO, me të cilin më parë kishte ngjitur këtë mal. I penduar ai është shprehur: “Është e mundur që të kem shkelur ndonjë ligj, për të cilin kërkoj falje dhe, sigurisht, nëse është e nevojshme, do ta paguaj gjobën”.

Babiš ka publikuar disa foto në rrjete sociale duke ngjitur malin, ndërsa shoqërohej nga dy ministra dhe politikanë të ANO-s. Pas lajmit ka reaguar një ekspert i mjedisit duke siguruar se lulet e këputura janë  dy lloje krejtësisht të zakonshme, epilobiumin me gjethe të ngushta dhe ragëort-in e Fuchs-it. Sipas medias lokale “iDNES” nuk kishte gjasa të ndëshkohej. “Nuk ka absolutisht asnjë problem, madje as në një park kombëtar”, ka thënë ai. Babiš ka publikuar disa foto në rrjete sociale duke ngjitur malin, ndërsa shoqërohej nga dy ministra dhe politikanë të ANO-s. Pas lajmit ka reaguar një ekspert i mjedisit duke siguruar se lulet e këputura janë  dy lloje krejtësisht të zakonshme, epilobiumin me gjethe të ngushta dhe ragëort-in e Fuchs-it. Sipas medias lokale “iDNES” nuk kishte gjasa të ndëshkohej. “Nuk ka absolutisht asnjë problem, madje as në një park kombëtar”, ka thënë ai.

E kundërta ndodh në Shqipëri

Qeveria shqitare ka vendosur të ndryshojë hartat dhe të heqë nga lista e zonave të mbrojtura mijëra ha tokë në bregdet e ligatina pa u shqetësuar për mjedisin. Në zonat e Mbrojtura ka një reduktim me 15% të sipërfaqeve që shtrihen përgjatë bregdetit. Nga Ishmi në Durrës deri në Kune-Vain në Lezhë, zonat e mbrojtura reduktohen me 85 mijë hektarë. Të paktën 2500 ha reduktohen rreth Liqenit të Shkodrës dhe Butrintit i hiqen afro 1 mijë hektarë edhe pse zonë e mbrojtur.

Më datë 28 dhjetor 2020 KKT mori vendimin për Rishikimin e kufijve të ZMM-ve dhe zonimit të tyre të brendshëm. Pas lajmit rreth 25 organizata të mjedisit dhe të shoqërisë civile dhe 4 profesorë të Shkencave të Natyrës e kundërshtuan vendimin. Ata u shprehën se: “Pas tyre fshihen zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbinat ere etj”. Ambientalistët i konsideruan këto ndryshime si një hile të qeverisë për t’i hapur rrugë projekteve dhe ndërtimeve në bregdet.

Kryeministri Edi Rama është vënë në qendër të akuzave, ndërsa protesta që nisi kundër ndërhyrjeve në Zvërnec, u kthye në një revolucion për largimin e tij nga pushteti. Prej 79 ditësh qytetarët të vendosur dalin në bulevard me thirrjet për dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Në një intervistë të botuar në “UnHerd”, Rama përsëriti se nuk do tërhiqet nga projekti për Zvërnecin. “Kur erdhi e para, u tërhoqa sepse ata kishin të drejtë. Kishin një argument shumë të fortë. U thashë: keni të drejtë, do të ndalojmë. Dhe përfundoi; ata morën atë që donin. Herën e dytë nuk u tërhoqa, por nisa një dialog me ta dhe bëmë gjëra të mira. Këtë herë kam mësuar nga këto përvoja, ndaj nuk do të tërhiqemi nga projekti i Zvërnecit, kjo është e sigurt. Por do të zhvillojmë një proces konsultimi. Besoj fort se projekti do ta mbyllë plotësisht këtë kapitull, sepse do të jetë i bukur”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11