Lufta ajrore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë edhe Libanin, ndërsa tensionet janë përhapur në të gjithë rajonin e Gjirit. Sipas “Reuters”, përplasjet kanë hyrë në një fazë të re dhe me pasoja të gjera ushtarake e ekonomike. Një front i ri u hap pasi lëvizja e Hezbollahut lëshoi raketa dhe dronë drejt Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Në përgjigje, Izraeli ndërmori sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, zona të kontrolluara nga Hezbollahu. Sipas agjencisë shtetërore libaneze “NNA”, nga sulmet u raportuan të paktën 31 të vrarë dhe 149 të plagosur. Autoritetet izraelite deklaruan se lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, është shpallur “objektiv për eliminim”, por për momentin nuk po shqyrtohet një ndërhyrje tokësore në Liban.

Konflikti mori një kthesë dramatike kur mbrojtja ajrore e Kuvajt rrëzoi gabimisht tre avionë luftarakë amerikanë F-16 gjatë një sulmi iranian. Sipas ushtrisë amerikane, të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan me sukses. Pamje të verifikuara nga “Reuters” tregojnë një prej avionëve duke u rrëzuar në flakë para se të shpërthente në tokë. Irani deklaroi se kishte shënjestruar baza ushtarake amerikane në Kuvajt, si dhe “anije armike” në Gjirin Persik.

Shpërthime u raportuan edhe në Dubai, Doha dhe zona të tjera të Gjirit. Një dron goditi edhe bazën ajrore britanike në Akrotiri, në Qipro, duke shënuar sulmin e parë që prek aleatët evropianë të SHBA-së. Autoritetet britanike dhe qipriote thanë se dëmet ishin të kufizuara dhe nuk pati viktima. Ndërkohë, Arabia Saudite mbylli rafinerinë e saj më të madhe pas një sulmi me dron që shkaktoi zjarr, ndërsa disa instalacione nafte në rajon u vunë në shënjestër.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi fushatën ushtarake si një hap të domosdoshëm dhe paralajmëroi se operacioni, i koduar “Operation Epic Fury”, mund të zgjasë me javë. Ai u bëri thirrje iranianëve të ngrihen kundër udhëheqjes së tyre dhe premtoi imunitet për forcat që dorëzohen. Megjithatë, brenda Iranit situata mbetet e paqartë. Sipas “Reuters”, shumë qytetarë kanë braktisur qytetet nga frika e bombardimeve, ndërsa reagimet variojnë nga pasiguria te festimet për vdekjen e Khameneit, i cili kishte drejtuar vendin për 37 vjet.

Përshkallëzimi i konfliktit ka tronditur gjithashtu edhe tregjet ndërkombëtare. Çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm në hapjen e tregjeve, ndërsa transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ku kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës është ndërprerë pjesërisht. Qindra anije, përfshirë cisterna nafte dhe gazi, kanë ndaluar në ujërat përreth. Sipas një sondazhi “Reuters/Ipsos”, vetëm një në katër amerikanë mbështet operacionin ushtarak, duke e kthyer konfliktin në një rrezik politik për administratën Trump përpara zgjedhjeve të ndërmjetme. Ndërsa luftimet vazhdojnë dhe aleatët perëndimorë mbajnë një qëndrim të rezervuar, perspektiva për një zgjidhje diplomatike mbetet e paqartë. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha për “Reuters” se në një moment do të ketë bisedime me Teheranin, por “jo tani”, pasi operacionet

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11