Koka lopësh në trupin e artistëve të Polifonisë Labe në reklamën e kompanisë “Erzeni” kanë ndezur debatin te audienca lidhur me çfarë është e pranueshme, e çfarë jo, kur isopolifonia mbrohet nga UNESCO. Një mesazh promocional që krahason ISO-n e standarteve të cilësisë me ISO-n e Polifonisë, është konsideruar turp nga kreu i shoqatës ‘Labërisë’ Agim Çiraku. Po ashtu edhe Mjeshtri i Madh Sejmen Gjokoli, organizator i “Aulona Inter Folk Festival” e ka quajtur reklamën si një deformim të papranueshëm të këngës polifonike dhe figurës së këngëtarëve labë. “Përdorimi i tillë i figurës së grupit polifonik përbën jo vetëm mungesë respekti ndaj trashëgimisë kulturore, por edhe cënim të dinjitetit të artistëve të përfshirë në video”, thotë ai.

Xhuljano Bregasi nga lëvizja “Bashkë” shkruan: “Pas Lufra-s, që i stampoi shumë figura të shquara kombëtare në shishe dhalli, që të tunden mirë para se të pihet ai farë dhalli, radhën e paska Erzeni. Për të reklamuar qumështin e tyre, që është në garë me ujin e Erzenit me gjasë, paskan zgjedhur të tallen keqazi me iso-polifoninë. Vetëm për një reklamë qumështi, tingujt e magjishëm, veshjet dhe figurat e iso-polifonisë i kanë shoqëruar pamje lopësh”.

‎Ai ngre shqetësimin për kërcënimin që i bëhet edhe kulturës: “Këtu autoritetet janë në gjumë (në fakt bashkëpunëtore) për punë cilësie dhe sigurie ushqimore, të cilat na vrasin nga pak përditë; po njësoj janë edhe nga ana kulturore, duke tentuar t’na vrasin edhe vlerat më të mira që na mbajnë gjallë shpirtërisht Sa për këta të qumështeve pluhur, niseshteve apo qumështeve “bio” që i sjellin me autobotë andej nga i gjejnë më lirë, nuk e di se ku i çon mushka me këtë PiAr gomerësh, po të bëjnë shyqyr që kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh”.

‎

Në faqet online të kompanisë videoja është hequr, por ende nuk ka një reagim publik pas reagime që shkaktoi. Gogo.al ka vendosur mos ta publikojë videon e reklamës për të respektuar trashëgiminë tonë kombëtare siç është polifonia dhe artistët që e mbajtën gjallë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11