Prej disa ditësh, seancat plenare dhe studiot televizive janë kthyer në arenë përplasjesh të forta politike. Dy nga zërat më aktivë të mazhorancës kanë qenë Zegjine Caushi dhe Sara Mila, të cilat me tone të ashpra kanë mbrojtur qëndrimet e qeverisë dhe narrativat e kryeministrit Edi Rama, duke u përfshirë në replika të drejtpërdrejta me opozitën.

Në Kuvend, Çaushi pati një përplasje të fortë me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i quajti deputetët e Fierit “zagarë” të Belinda Balluku. Nga foltorja, ajo iu përgjigj ati me tone ironike duke kujtuar vizitat e deputetit në Fier. “Erdhe në Fier për të pirë xhin në 2 të natës dhe për të ngrënë qofte te lokali i lagjes… Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe”. Replika të cilat shkaktuan tension dhe reagime të menjëhershme në sallë.

Po ashtu, ajo u përplas edhe me Jozefina Topallin, pas ironisë së kësaj të fundit se “në duart e kujt ka rënë PS”. Çaushi iu drejtua asaj me frazën “gjërat kan ndryshuar”. “E dashur Jozefinë, duhet t’i thuash doktorit faleminderit që të mori në nder… Luli të kapi prej zhelesh dhe të nxori jashtë. E kuptoj nostalgjinë për kohën tënde, por zonjë, gjërat kanë ndryshuar”. Ajo shtoi se “nuk jemi më në epokën tuaj për t’ju kapur prej zverku e për t’ju hedhur nga aty lart”, duke e kthyer debatin në një përballje të drejtpërdrejtë politike dhe personale.

Nga ana tjetër, deputetja Sara Mila u përplas me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend lidhur me mandatin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ajo e akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës fyese dhe për fokus tek interesat personale, duke theksuar: “Si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde, të familjes tënde dhe të njerëzve të tu?”.

Reagimi i saj nuk u ndal vetëm në sallën e Kuvendit, më pas ajo komentoi edhe takimin mes Donald Trump, kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Mila vlerësoi mënyrën si Rama e shfrytëzoi këtë mundësi, duke përdorur çdo sekondë të komunikimit për të forcuar aksin Shqipëri-Kosovë. Ajo u mundua të ishte bindëse për audiencën në atë që sipas saj tregon aftësinë e kryeministrit për të menaxhuar diplomacinë në arenën ndërkombëtare dhe për të shfrytëzuar maksimalisht çdo moment, edhe në takime të shkurtëra. “Përfshirja e Kosovës, që kur e dëgjova e mora me mend që shumë do ta quajnë populizëm, për mua nuk ka pamje më të bukur sot në arenën ndërkombëtare sesa ai moment kur kryeministri i Shqipërisë dhe presidentja e Kosovës ishin të dy shumë të angazhuar me presidentin Trump për të shfrytëzuar maksimalisht ato sekonda që ke në dispozicion. Fakti që ajo bisedë ndodhi ka peshë,” u shpreh ajo.

Partia Socialiste ka edhe të rinjë të tjerë në rradhët e saj të cilët kanë vendosur të mbajnë një qëndrim krejt tjetër nga ai i Çaushit e Miles, si Mariana Koceku. Në daljet e saj publike, ajo është fokusuar më shumë te qëndrimet personale dhe çështjet që mbështet, pa hyrë në përplasje me tone të ashpra apo në mbrojtje frontale të Ramës. Edhe pse e re në politikë, Koceku nuk ka zgjedhur të dalë “me shpatë në dorë”, por të mbajë një profil më të matur.

A është kjo një kapriçio e zakonshme e kryeministrit Rama për të bërë “mish për top” deputetet e reja Mila dhe Çaushaj apo është një nga ato këshillat e para të Jonida Shehut: Të mbajmë turmën në Tiranë sa lideri të takojë Trumpin?!

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11