
Koloreto Cukali, kreu i Këshillit Shqiptar të Mediave i cili polemizoi protestën e aktivistes Greta Thunberg në Tiranë pro Gazës, argumenton si “vriten” protestat e vërteta në Shqipëri. Në këtë podcast me gazetaren Valmora Gogo, Cukali e quan një “Kod marazesh” Kodin e ri Penal. Ai ngre hipoteza për mosfunksionimin e fushatave qeverisëse, ndërsa ndalet te vlera e rëndësia e një gazetarie konstruktive në median shqiptare.
Ndiqeni të plotë në kanalin tonë në Youtube dhe regjistrohuni që bisedat tona të plota t’ju dalin menjëherë.


