Klaudia Muça është një vajzë 21-vjeçare nga Cërriku, e cila ka thyer të gjitha pritshmëritë e njerëzve rreth saj, duke bërë atë që në Shqipëri më shumë shikon djemtë të bëjnë: arbitren e futbollit.

Futbolli ka qenë pasioni i Klaudias dhe një ëndërr e saj qëkur ishte e vogël dhe pikërisht për të qenë afër sportit, ajo zgjodhi të studionte gazetari, për të bërë komentatoren sportive. Por frymëzimi i erdhi diku tjetër, një dritare e re iu hap dhe përveç studimeve ajo nisi të bënte dhe arbitren.

“Pasioni im për sportin ka nisur që në fëmijëri ku vazhdoja të luaja me shkollën, kryesisht në futboll. Një shtysë e madhe ka ardhur nga profesori i edukimit fizik, Mikel Cena. Mikeli më dha një mendim që të bëhem gjyqtare sporti dhe kjo ishte shtysa ime më e madhe që ta nis këtë rrugëtim, i cili besoj do jetë mjaft i gjatë.”- tregoi Klaudia kur e pyetëm se si nisi ky rrugëtim i saj.

Ajo tregoi se synimet i ka edhe më lart se kaq dhe çfarë ajo ëndërron tani është të ketë edhe stemën e FIFA-s.

Po ashtu arbitrja e re, e cila njëkohësisht studion gazetari, ka edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj, që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Europën e gjeni këtu, në Shqipëri.”- shprehet ajo.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11