Nga Klodian Tomorri

Veliaj në burg. Gjykata e lë në burg, por pastaj thotë që është kryetar. Veliaj shkarkon atë që i delegoi firmën dhe nuk i ha shuli hiç të emërojë tjetër. Pashai heq duart nga gjithë ky m*t dhe thotë Veliaj është kryetari legjitim, s’ka punë qeveria. Kjo është pengmarrje e një qyteti të tërë. Njësoj si ata që merrnin peng njerëzit tek AKSHI, por me një ndryshim të madh. Ata të AKSHI-t, 2-3 veta morën peng. Këta kanë marrë 1 milionë njerëz peng dhe nuk u kërcet hiç. Po hiç fare. Supozoni një moment që Veliaj nuk e delegon firmën tek askush. Dhe kështu ka për të ndodhur se ai me këtë punë do i bëjë presion gjykatës dhe SPAK-ut për të dalë jashtë.

Kush do t’i firmosë rrogat, ndihmën ekonomike të hallexhinjve etj, etj? Por ja supozojmë se do e gjejnë një zgjidhje për rrogat dhe asistencën. Por qindra dokumentet e tjera që duhen me firmën e kryetarit kush do t’i firmosë? Prandaj bota e ka zgjidhur këtë punë. Sa merret i pandehur një zyrtar, lëshon letrën e dorëheqjes në tavolinë dhe shkon në punë të vet. Kurse këta djegin vendin për të shpëtuar të ndenjurat e tyre. Ku e gjejnë kaq guxim ta dhunojnë këtë milet kështu? Të fortë janë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11