Në ditën e 27-të të protestave, Lëvizja Qytetare u është drejtuar me një letër zyrtare ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituar në Republikën e Shqipërisë. Ata kanë njohur diplomatët me kërkesat që i kanë bërë publike në foltore.

1-Dorëheqja e Edi Ramës. Kërkesa e parë dhe panegociueshme.

2- Pika e dytë është krjimi i qeverisë tranzitore teknokrate dhe jopartiake si kusht thelbësor. Sipas grupit firmëtar kjo qeveri duhet të ketë një mandat 12-mujor me qëllimin e vetëm, ecurinë e reformave.

3- Pika e tretë, reforma kushtetuese gjithëpërfshirëse. Ajo është bazuar në parimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve. Mes të tjerash propozohet edhe kufizimi i mandateve për postin e kryeministrit, në jo më shumë se dy mandate.

4- Korrigjime të menjëhershme legjislative, shfuqizim i ndryshimeve të bëra në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, anulimi i plotë i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe shfuqizimi i kuadrit ligjor që rregullon aktualisht Investimet Strategjike.

5- Hartimi i një kontrate të re sociale midis qytetarëve dhe shtetit përmes konsultimeve të gjera me intelektualë të pavarur, ekspertë teknikë dhe përfaqësues jopartiakë të shoqërisë civile.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10