Vilma Nushi ka fituar më shumë se 100 tendera në vit, rreth 11 miliardë lekë të vjetra pa llogaritur 120-milion eurot e ”Check Up”-it. Ky është rezultati i një hulumtimi të imtësishëm në thuajse 3 vjet e gjysmë qeverisje të Edi Ramës dhe ministrit të tij të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Vilma Nushi ka marrë thuajse 128 milionë euro gjatë qeverisjes së socialistëve.

Në ka një kompani që ka rezultuar më e suksesshmja në tenderat e shëndetësisë është  pikërisht ”Trimed” SHPK, me të cilën operon kryesisht sipërmarrësja Vilma Nushi në prokurime. Dhe me sa duket, mesatarja e tenderave të fituar në një vit të çon në konkluzionin se është me të vërtetë kompania e preferuar e procesit të kalimit të parave nga shteti, drejt privatit.

E fokusuar në mbledhjen e parave publike me tendera, të mëdhenj, të vegjël, Nushi ka fituar plot 11 miliardë lekë në furnizimin me ilaçe të spitaleve anë e mbanë vendit, tenderin e ortopedisë dhe pajisjeve mjekësore. Një pjesë të tenderave Nushi i ka fituar në bashkëpunim me kompaninë “Medicamenta”.

Duke i shtuar edhe 120 milionë eurot e tenderit të famshëm të ”Check Up”-it, shifra bëhet me të vërtetë e frikshme.

Në galerinë më poshtë keni të detajuar të gjitha paratë e fituara në Shëndetësi nga Vilma Nushi.

Ministri Beqaj është në hetim nga prokuroria shqiptare për tenderin e Check Up-it, i cili është fituar po nga sipërmarrësja Nushi.(V.G/SHUPLAKA)

Shënim: Shkrim i publikuar më 16/02/ 2017

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13